Produkte të mishit, të qumështit dhe disa nga produkte të tjera të konsumit janë vetëm disa artikuj që gjatë këtij viti kishin hyrë në tregun e Kosovës, e të cilat ishin ndaluar nga autoritetet për shkak të cilësisë së dyshimtë.
Përveç produkteve me cilësi të dyshimtë, të cilat importohen nga vende të ndryshme të botës, në tregun e brendshëm janë shumë produkte të cilat ruhen në temperatura joadekuate.
Produkte të cilësisë së dyshimtë dhe të papërdorshme për konsumim, jo rrallë herë bien edhe në duart e qytetarëve. Valbona një qytetare nga qyteti i Fushë Kosovës thotë se ka hasur në produkte të tilla.
“Po, kam hasur në produkte të cilësisë së dyshimtë. Në një market të vogël e kam blerë një produkt i cili kur është hapur është parë që nuk është i përdorshëm. Kur jam kthyer në market për të kthyer produktin, kanë qenë edhe produktet tjera në atë gjendje. Afat ai produkt ka pasur, por që ishte i ruajtur në temperaturë joadekuate”, thotë ajo.
Përgjegjësinë kryesore për kontrollin e ushqimit në Kosovë e ka Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), si autoritet shtetëror.
Lamir Thaçi, zëdhënës në AUVK thotë për Radion Evropa e Lirë se në secilin rast kur ka dyshime rreth një produkti të caktuar, qoftë në import apo brenda tregut, merren masa adekuate ligjore.
Ai thotë se kanë bërë ndalesa të produkteve të dyshuara e të cilat më pas si të tilla janë verifikuar.
“Gjatë këtij viti kemi pasur raste të ndryshme kur kemi marrë ndalesat e produkteve të caktuar, disa pas kryerjes së testimeve laboratorike kanë dalë që janë në rregull dhe janë liruar për në treg për konsum, ndërsa te të tjerat që kanë qenë të dyshimta dhe nuk i plotësojnë kushtet për konsum të brendshëm, i kemi asgjësuar”, thotë Thaçi.
Thaçi shton se edhe në kontrollet e rregullta në pikat shitjes kanë hasur produkte që kanë qenë me afat të skaduar apo duke u ruajtur në mënyrë joadekuate dhe të gjitha produktet janë konfiskuar dhe asgjësuar.
Për të gjitha palët që kanë tentuar që të fusin produkte të dyshimta në treg, thekson Thaçi, janë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë.
Ndërkohë, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vetëm brenda këtij muaji janë paraqitur dy familje me epidemi helmimi, të cilët janë diagnostikuar me bakterien salmonella.
Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tha për Radion Evropa e Lirë se në vazhdimësi regjistrojnë raste të helmimeve.
“Në këtë muaj i kemi pasur dy epidemi familjare të helmimit, një nga Fushë Kosova dhe një nga Drenasi, të cilët kanë konsumuar ushqime që vet i kanë përgatitur. Rezultatet laboratorike kanë rezultuar se janë helmuar me bakterien salmonella. Gjendja e tyre ka qenë në kontroll dhe pas tre ditësh kanë dalë nga klinika. Aktualisht nuk kemi të helmuar dhe se situata është nën kontroll”, thotë Ramadani.
Rastet e produkteve të dyshimta kanë ngritur vetëdijen e qytetarëve për të bërë ankesa.
Sipas të dhënave të Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit, vetëm në pesë muajit e parë të këtij viti janë paraqitur 142 ankesa, derisa në vitin e kaluar janë pranuar 215 ankesa të konsumatorëve.
Plator Gërdovci, zyrtar i lartë për mbrojtjen e konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i ankesave për periudhën e njëjtë kohore 2017/2018 ka shënuar rritje prej 70 për qind.
“Nga 142 ankesat e këtij viti, më së shumti kemi për garancionet e produkteve elektronike gjithsej 28ankesa, mospërputhje çmimit arke dhe rafti gjithsej 22 ankesa. Ankesa kemi edhe për produktet ushqimore 15 ankesa si dhe për shërbime te telekomunikimit janë 19 ankesa, ndërsa drejtuar BQK-së janë 8 ankesa. Dhe ankesa te ndryshme drejtuar autoriteteve përkatëse”, thotë Gërdovci.
Ai ju bën thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mundësin që për çdo parregullsi që hasin t’i drejtohen Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e konsumatorit në Kosovë, në vazhdimësi kanë paraqitur shqetësime e tyre për cilësinë e dyshimtë të produkteve.
Ato kanë raportuar në vazhdimësi për produkte të dyshimta dhe me afat të skaduar në tregun e Kosovës.
Derisa, angazhimi për mbrojtjen e konsumatorit kosovar ishte kërkuar si nga mekanizmat ndërkombëtarë. Në raporte të ndryshme ishte theksuar nevoja për angazhim më të fuqishëm institucional në këtë drejtim. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!
Telegrafi Jobs: Vendi ku fillon suksesi juaj
Suksesi në rrota - PEUGEOT E-5008 shpallet vetura më e mirë familjare në 2024!
Gjermania me mungesë të punëtorëve shëndetësorë - mijëra vende të lira pune
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit