Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, në një takim me homologun e tij grek Nikos Kotzias në Athinë ka deklaruar midis të tjerash se është i shqetësuar përsa i përket çështjes së influencës së faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Ne thjesht duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Por është më se e qartë që ekziston një politikë e intensifikuar për të krijuar një shtet të bashkuar të shqiptarëve. Ata duan platformën e Prizrenit, pikërisht për të krijuar një shtet të bashkuar shqiptar dhe kjo me të vërtetë është një kërcënim i madh për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë në Europë”, ka thënë ai.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Daçiç ka thënë se zgjedhjet në Kosovë nuk do të sjellin stabilitet sepse sipas tij, kushdo që të jetë kryeministër nuk do të jetë më i mirë se parardhësit përsa i përket interesave të serbëve që jetojnë atje.
Ai ka falënderuar gjithashtu Greqinë që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si dhe për investimet ekonomike në Serbi që arrijnë shifrën prej 2 mld euro.
Daçiç ka kërkuar të falur për herë të dytë përsa i përket gabimit të Beogradit që ka njohur 20 vjet më parë Shkupin me emrin e “Republika e Maqedonisë”, ndërkohë që ka kritikuar udhëheqjen e Shkupit e cila jo vetëm njohu Kosovën, por edhe mbështeti kandidaturën e saj në UNESCO, transmeton tch.
Dy homologët që përgatitën takimin e nivelit të lartë në Selanik, ditën e enjte midis presidentit serb Vuçiç dhe kryeministrit Tsipras kanë premtuar një marrëdhënie edhe më të fortë midis dy vendeve që festojnë sivjet 150-vjetorin e aleancës së tyre historike, siç ka theksuar edhe kreu i diplomacisë greke Nikos Koztias, që ka ripërsëritur se Athina mbështet fuqishëm integrimin e Beogradit në BE.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025