Rafael Nadal e ka fituar titullin e dhjetë në karrierë të French Open.

Tenisti spanjoll triumfoi me rezultat 3-0 në sete (6-2, 6-3, 6-1) në finalen e të dielës kundër Stan Wawrinkas.


Zvicerani nuk arriti t’i bënte ballë Nadalit, i cili nuk di për humbje në finalet e Roland Garros dhe në këtë mënyrë fitoi ‘La Deciman’ në këtë turne.

31-vjeçari bëhet tenisti i parë që arrin shifër të dyfishtë trofesh në një turne. /Telegrafi/

telegrafi sport app