Bayern Munich do të ketë një udhëtim të vështirë te Freiburg në kuadër të javës së 28-të në Bundesliga.

Bavarezët vazhdojnë të mbesin lider me 63 pikë, gjashtë me shumë se ndjekësi i parë, Borussia Dortmund.

Në anën tjetër Freiburg janë në vendin e pestë me 45 pikë dhe po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Për vendasit do të luajë nga minuta e parë emra si Sallai, Höler e Grifo në sulm.

Në anën tjetër te Bayern startojnë me emra si Sane, Müller, Coman e Lewandowski.


Freiburg: Flekken - Gulde, Lienhart, N. Schlotterbeck - Schmid, Eggestein, Höfler, Günter (c) - Sallai, Höler, Grifo

Bayern Munich: Neuer (c) - Pavard, Nianzou, Upamecano, Hernandez - Kimmich, Goretzka - Sane, Müller, Coman - Lewandowski.


/Telegrafi/
telegrafi sport app