Davide Frattesi ka mbërritur në Milano, duke buzëqeshur teksa përgatitej të kalojë pjesën e parë të testeve mjekësore për transferimin e tij nga Sassuolo në Inter.

Mesfushori ishte me pushime, por i ndërpreu për të nxituar për testet mjekësore, ku pjesën e parë do ta kryejë këtë mbrëmje përpara se të përfundojë procesin të enjten.


Frattesi buzëqeshi dhe u bëri me dorë gazetarëve dhe fansave jashtë aeroportit Linate në Milano.

https://twitter.com/ROBBIARFAN/status/1676625102790860800

Ai pastaj u largua në qendrën CONI për ekzaminimin e tij mjekësor.

Transferimi u mbyll për rreth 27 milionë euro plus kartoni i Samuele Mulattieri dhe 5 milionë euro të tjera bonuse dhe një përqindje e tarifës së shitjes së ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app