E premtja ishte dita kur ai kishte vendosur të dalë nga shtëpia dhe të shkojë për t’u regjistruar si deputet i ri në Kuvendin e Kosovës.
Por jo si të gjithë deputetët e tjerë. Atij i mungon liria dhe se duhet t’i nënshtrohet procedurave të veçanta, për të arritur në hollin e Kuvendit, ku do të ketë ka punën e tij të re prej deputeti.
Ky është deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, i cili edhe pse nga arresti shtëpiak, nuk i mungon entuziazmi se nga ulësja e deputetit, do të kërkojë drejtësi për të dhe shokët e tij, raporton KosovaPress.
E teksa ia ka mësyrë Kuvendit të Kosovës, e shijon lirinë e tij të pjesshme, duke ecur për pak orë apo minuta lirshëm nëpër qytet.
“Ka një kohë të gjatë, që nuk kam dal fare në qytet, për shkak të masës së arrestit shtëpiak. E njëjta vlen dhe për tre aktivistët e tjerë Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, të cilët ende bashkë me mua jemi nën arrest. Normalisht që nuk do të jetë dhe aq e lehtë duke i pasur parasysh të gjitha procedurat që kërkohen, për të kërkuar leje vazhdimisht për secilën seancë. Mendoj që kjo është vazhdim i një padrejtësie e cila është duke iu bërë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje tash e një vit, që po mbahen pa asnjë faj në masën e arrestit shtëpiak. Normalisht që nuk është pjesa më e vështirë nuk lidhet me mua, sepse megjithatë do të dal nga pak që të vijë nëpër seanca sa herë që të më japin leje. Pjesa më e vështirë vazhdon të mbetet për Adean, Atdheun dhe Egzonin. Sidomos për Atdheun i cili është në burg. Ndërsa Adea dhe Egzoni në arrest shtëpiak. Prandaj unë do të shfrytëzoj Kuvendin e Republikës së Kosovës, që të mos ndalem asnjëherë së kërkuari drejtësi edhe për rastin tonë, e veçanërisht drejtësi për rastin e vdekjes së Astrit Deharit, shokut dhe aktivistit tonë”, tha Krasniqi për KosovaPress.
Megjithëse i mungon liria që kishte dikur, nuk i munguan votat e qytetarëve, të cilët e deshën atë që t’i përfaqësojë në Kuvendin e Kosovës. E për këtë thotë se ndjehet mirë, pasi që sipas tij me votat e tyre, populli tregoi se nuk u besojnë montimeve dhe të pavërtetave, që janë bërë ndaj tyre.
“Për mua fakti që qytetarët e Republikës së Kosovës, fillimisht e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në mënyrë masive, pastaj më kanë votuar edhe mua si deputet nga arresti shtëpiak, tregon që populli i Kosovës ka vendosur të mos i besoj montimeve dhe të pavërtetave që i ka bërë ‘klani Pronto’, përmes gjykatave të cilat i ka kapur. Pra qytetarët e Kosovës, kanë vendosur t’i besojnë të vërtetës, që është thënë prej Lëvizjes tash e shumë kohë dhe veçanërisht të vërtetës në lidhje me pafajësinë tonë, në raport me rastin për të cilin akuzohemi. Kështu që unë mendoj që ky është një legjitimim i asaj, që ne e kemi thënë deri tash. Dhe në anën tjetër është një shuplakë për Gjykatat e kapura të cilat kanë montuar dhe vazhdojnë të montojnë raste ndaj aktivistëve të lëvizjes VV”, tha Krasniqi.
“Normalisht që ka qenë e vështirë mos me qenë pjesë e fitores së subjektit, për të cilin ke punuar një kohë shumë të gjatë. Nuk ka qenë e vështirë veç për mua. Ka qenë e vështirë dhe për tre aktivistë të tjerë, që janë nën arrest shtëpiak. Mirëpo kryesorja është që Lëvizja VV ka fitu, e ka dyfishuar numrin e votave. Ka dalë subjekti i parë në Kosovë dhe kjo e tejkalon pakënaqësinë e mos pjesëmarrjes sonë në festë. Sepse ka qenë kënaqësi edhe pse s’kemi mujt me marrë pjesë”, tha Krasniqi.
Edhe pse Gjykata i ka dhënë leje që të dalë nga shtëpia nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 15:00 të pasdites, ai nuk mundi të paktën ta shijojë as dhe një kafe në qytetin e tij, në të cilin lëvizte lirshëm dikur. Pasi që atij i është dhënë leja të shkojë vetëm nga shtëpia në Kuvend dhe anasjelltas. Thotë që sapo t’i përfundojë procedurat e regjistrimit, do të vazhdojë rrugën për në banesën e tij dhe se nuk mund të ndalet për asnjë moment në ndonjë lokacion tjetër, apo të shijojë një kafe me shokët e tij. E kjo mungesë e lëvizjes së tij të lirë, atij i dukej situatë e ngjashme në të cilën gjenden qytetarët e Kosovës, të cilët vazhdojnë të jenë të izoluar që një kohë të gjatë. Por shpreson që një ditë jo të largët, këtij procesi të padrejtë që po ushtrohet ndaj tij dhe shokëve të tij do t’i vjen fundi.
“Sipas udhëzimit të Gjykatës nuk kam të drejtë. Kam të drejtë vetëm me shku vetëm prej banesës në Kuvend dhe prej Kuvendit në banesë…Unë mendoj që faktikisht kjo është, normalisht nuk është saktësisht e njëjtë, por kjo është pak a shumë gjendja e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Është izolim total, është pamundësi totale, është mungesë e prosperitetit, mungesë e shpresës dhe mendoj që nga kjo gjendje nuk bënë përjashtim as situata ime, e cila është simptomë e një gjendje të tillë të padrejtë. Normalisht që është e vështirë me ec nëpër qytet, e mos me mujt me u ndal, mos me mujt me shku ka të kesh qejf në fund të fundit. Mirëpo mendoj që edhe këtij procesi të padrejtë, shumë shpejtë ka me i ardh fundi. Dhe ata të cilët kanë montuar ndaj aktivistëve të Lëvizjes VV kanë me mbajt përgjegjësi, përveç historike, politike dhe penale e juridike”, tha ai.
E teksa bëhet gati të kthehet e të vazhdojë jetën mes mureve të shtëpisë së tij, thotë se masa e arrestit shtëpiak ndaj tij dhe shokëve të tij, nuk ka kurrfarë kuptimi dhe se kjo duhet të marrë fund.
Frashër Krasniqi është në mesin e 32 deputetëve të zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit. Ai akuzohet për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës në gushtin e vitit të kaluar.
Bashkë me të Prokuroria akuzon edhe Atdhe Arifin, Egzon Haliti dhe Adea Batusha. Ndërsa i akuzuari tjetër Astrit Dehari ka vdekur në Burgun e Prizrenit, në rrethana ende të pasqaruara më 5 nëntor të vitit të kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë