LAJMI I FUNDIT:

Francë, gjeli paditet në gjykatë: Këndonte herët në mëngjes

Francë, gjeli paditet në gjykatë: Këndonte herët në mëngjes

Një gjel me emrin Moris, kënga e hershme e mëngjesit e të cilit ka irrituar fqinjët në ishullin francez të Oleronit, është në qendër të një beteje gjyqësore që ka ndezur edhe protesta në fshat.

Vetë Moris nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të mbajtur në qytezën perëndimore Roshfort, nuk ishin as akuzatorët e tij, një çift në pension me një shtëpi pushimi në ishullin piktoresk, që pretendon se kori i tij në agim i prish atyre gjumin. Por, fansat e gjelit të famshëm, u mblodhën para gjykatës e mes tyre edhe një pulë e quajtur Pompadur dhe një gjel gjigant i quajtur Zhan Rene.

Rasti ka tërhequr vëmendje jo vetëm sepse gjeli është një nga emblemat kombëtare të Francës, por edhe sepse padia është parë nga shumëkush si një sulm mbi jetën e fshatit.


Pronarja e Morisit, Korin Feso, që jeton në ishullin Oleron prej 35 vjetësh, thotë se ajo është detyruar ta mbyllë brenda shpendin e saj gjatë natës dhe të mbulojë strehën e tij me kartonë, në mënyrë që të bllokojë dritën dhe ai të mos këndojë, por nuk ka patur sukses.

“Nga 40 fqinjë që kemi ne, vetëm dy janë shqetësuar prej tij. Unë mendoj se gjykata duhet të thotë se fshati ka të drejtë të ketë zhurmat e tij. Ai këndon dhe unë mendoj se kjo është gjë shumë e mirë. Rroftë natyra!”, shprehet në banore.

Tensionet mes banorëve lokalë dhe pronarëve të shtëpive të pushimit nuk janë diçka e re në Francën rurale, por rasti i Morisit është bërë i famshëm në të gjithë vendin. Sot po paditet më gjykatë një gjel se këndon herët në mëngjes, po nesër – thonë banorët. Mos do të çohen në gjyq edhe pulëbardhat apo era për zhurmën që bën…” /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Influencuesi australian deshi të kalojë nëpër 1000 shirita ngjitës, përfundoi i përplasur në tokë

Fun
Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Australia mban rekordin për lulëzimin e tretë të lules së rrallë e njohur si “lulja e kufomës”

Interesante
E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

E “tradhton” tavolina, prezantueses i dalin në “shesh” të brendshmet (Video)

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Hajnin e bëri skllav seksi

Hajnin e bëri skllav seksi

Kalo në kategori