LAJMI I FUNDIT:

Franca thotë se i takon Kosovës të aplikojë në Këshillin e Evropës, por kërkon “përmbajtje nga veprimet e njëanshme”

Franca thotë se i takon Kosovës të aplikojë në Këshillin e Evropës, por kërkon “përmbajtje nga veprimet e njëanshme”

Ambasada e Francës në Kosovë ka deklaruar se i takon Kosovës si shtet sovran që të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në një komunikatë të ambasadës franceze në rrjetin social Facebook, thuhet se ardhmja e Kosovës është si anëtare e KiE.

“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij”, thotë ambasada franceze, transmeton Telegrafi.


Më tej në deklaratë thuhet se “prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit”.

Britania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu Britania mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, ka thënë ambasada franceze.

Më herët gjatë ditës, Pierre Corhard, ambasador i Francës në Beograd, ka thënë për “TV Nova” se Franca nuk i përkrah vendimet e njëanshme.

Minsitrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspires, Donika Gërvalla, të enjten dorëzoi aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Këshilli i Evropës ka 46 shtete anëtare. Për pranim mjafton përkrahja e 31 shteteve. Shpresat për pranim janë shtuar pasi nga KE-ja u përjashtua Rusia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori