LAJMI I FUNDIT:

Franca do të vazhdojë mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Franca do të vazhdojë mbështetjen për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, ka pritur në takim njohës ambasadoren e re të Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

Në njoftimin e bërë për media nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës thuhet se kryetarja Rama-Hajrizi, i ka uruar suksese në detyrën e re, Marie-Christine Butel.

“Kryetarja Rama-Hajrizi e informoi ambasadoren Butel me punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese dhe me progresin e arritur në konsolidimin e gjyqësisë kushtetuese të Republikës së Kosovës. Zhvillimet aktuale në vend, sfidat në përpjekjet për forcimin e sundimit të ligjit dhe iniciativat për reforma ligjore e kushtetuese, ishin gjithashtu temë e diskutimit të përbashkët”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Tutje në njoftim thuhet se, kryetarja Rama-Hajrizi në vazhdim të takimit shprehu falënderimin e saj për kontributin e vazhdueshëm që Qeveria franceze u ka ofruar institucioneve të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese të saj, nëpërmjet projekteve që për qëllim primar kishin avancimin e kapaciteteve profesionale e infrastrukturore, si dhe zhvillimin ekonomik në vend.

Kurse, ambasadorja Butel, pasi që e falënderoi kryetaren Rama-Hajrizi për mikpritjen, rikonfirmoi gatishmërinë e Francës që të mbështesë edhe më tutje përpjekjet e Gjykatës Kushtetuese dhe të institucioneve të tjera në zbatimin e standardeve evropiane të drejtësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori