Franca sjell donacionin e radhës për Kosovën me materiale për përballje me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion nga ambasada e Francës, të cilin e dorëzoi ambasadorja Marie-Christine Butel.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ky donacion përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me COVID-19.
Postimi i plotë:Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel. Donacioni përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me Covid 19. Franca gjatë pandemisë ka sjellë ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues për përkushtimin e sinqertë të Ambasadores Butel. Ambasadorët e shteteve mike evropiane, janë kontribuues të mëdhenj në luftimin e pandemisë Covid-19. Faleminderit Ambasadore!


















































