Autoritetet franceze po përdorin kompetencat diskrecionale sipas një ligji anti-terror për të mbajtur qindra njerëz që ata konsiderojnë se janë kërcënime të mundshme të sigurisë larg Lojërave Olimpike.
Bëhet e ditur se shumë nga ata që preken nga masat janë pakica kryesisht me prejardhje nga ish-kolonitë franceze.
Atyre u ndalohet të largohen nga lagjet e tyre dhe u kërkohet të raportojnë çdo ditë në polici.
Disa nga ata që tani janë të kufizuar në lëvizjet e tyre, me urdhra që nuk kërkojnë miratim paraprak nga gjyqtarët, përfshijnë një burrë që kishte probleme me shëndetin mendor në të kaluarën, por tani po merr trajtim.
Në mesin e të prekurve është edhe një student që beson se është vënë në shënjestër për shkak të besimit islam dhe për shkak të prejardhjes së tij nga Maroku, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu, i kufizuar është edhe 21 vjeçari Amine të cilit i është ndaluar të largohet nga vendi ku jeton dhe është i detyruar të raportojë në një stacion policor çdo ditë në orën 18:30.
Amine beson se shërbimet franceze të inteligjencës e kanë ngatërruar atë me dikë tjetër që ka postuar imazhe të prerjes së kokës dhe kërcënime ndaj personave LGBTQ+ në një aplikacion për ndarjen e videove, pasi ai nuk është i akuzuar për asnjë krim dhe nuk ka vepra të kryera penale.
Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, tha se kufizimet synojnë të parandalojnë njerëzit “shumë të rrezikshëm” që të sulmojnë lojërat.
Siç raportohet, masat janë aplikuar për më shumë se 500 njerëz këtë vit si pjesë e përgatitjeve për sigurinë e Francës gjatë Lojërave Olimpike.
Ndërkohë, sipas disa avokatëve, kufizimet e Lojërave Olimpike duken të paprecedenta.
Duke u bazuar në ligjin e Francës kundër terrorizmit, masat në fjalë njihen si “masa individuale të kontrollit dhe mbikëqyrjes administrative”.
Përpjekjet parandaluese kundër terrorizmit përfshijnë edhe përdorimin liberal të kompetencave policore për të kufizuar lëvizjet e njerëzve që ministria i konsideron si kërcënime të mundshme.
Masat mund të kundërshtohen vetëm më pas në gjykatë, gjë që disa nga të prekurit po e bëjnë tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb
Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë