LAJMI I FUNDIT:

Franca kërkon 1.6 miliardë nga Google për taksa

Franca kërkon 1.6 miliardë nga Google për taksa

Franca po kërkon 1.6 miliard euro (1.76 miliardë dollarë) në emër të taksave të prapambetura nga gjiganti amerikan i internetit – Google.

Kompania amerikane është kritikuar për përdorimin e teknikave agresive për optimizimin e taksave, një burim në ministrinë e financave franceze tha sot.

"Sa i përket Francës, ne jemi të shqetësuar, taksat e mbetura në lidhje me këtë kompani sillen në rreth 1.6 miliard euro," tha një zyrtar francez, i cili foli në kushte anonimiteti.

Një zëdhënëse e Google Franca nuk pranoi të komentojë mbi shumën, kur ishte kontaktuar nga Reuters, duke thënë se kompania i është bindur rregullave tatimore në të gjitha vendet ku është duke operuar.


Ministria e financave në Francë gjithashtu nuk pranoi të bëjë asnjë koment.