Rregullatori i privatësisë dixhitale i Francës, Komisioni Kombëtar i Informacionit dhe Lirive (CNIL), njoftoi më 22 dhjetor 2022 se kishte gjobitur gjigantin e teknologjisë amerikane Microsoft me 60 milionë euro (64 milionë dollarë), më i madhi i tij këtë vit, për reklamat e ‘cookies’.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, CNIL zbuloi se motori i kërkimit i Microsoft, Bing, nuk kishte krijuar një sistem që lejon përdoruesit të refuzojnë ‘cookie-t’ po aq thjesht sa t’i pranojnë ato – një kërkesë sipas rregullores së përgjithshme të BE-së për mbrojtjen e të dhënave (GDPR).
Rregullatori tha gjithashtu se, pas hetimit, zbuloi se “kur përdoruesit vizituan [Bing], ‘cookies’ u depozituan në ‘terminalin’ e tyre pa pëlqimin e tyre, ndërsa këto ‘cookie’ u përdorën, ndër të tjera, për qëllime reklamimi”.
Bing ofroi një buton që përdoruesi të pranonte menjëherë të gjitha ‘cookie-t’, por duheshin dy klikime për t’i refuzuar ato, është thënë më tej.
Gjoba u justifikua pjesërisht për shkak të parave që kompania bëri nga fitimet e reklamave të gjeneruara në mënyrë indirekte nga të dhënat e mbledhura nëpërmjet cookies, shtoi CNIL.
Kompanisë i janë dhënë tre muaj kohë për të korrigjuar problemin, me një dënim të mëtejshëm prej 60,000 euro, për çdo ditë të vonuar.
Gjoba iu dha “Microsoft Ireland”, ku kompania ka bazën e saj evropiane.
Në një deklaratë, Microsoft tha se kishte “prezantuar ndryshime kyçe në praktikat tona të cookie-ve edhe përpara se të fillonte ky hetim”.
Google dhe Facebook u sanksionuan nga CNIL në vitin 2021 me gjoba prej 150 dhe 60 milionë euro respektivisht (159 milionë dollarë dhe 64 milionë dollarë) për shkelje të ngjashme të GDPR. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani
Një maratonë vrapimi “robotët kundër njerëzve” do të mbahet në Kinë
Urdhri i Trumpit, TikTokut i jepet 75 ditë të tjera për të respektuar ligjin
Çfarë di TikTok-u për ju?
Cilat vende e kanë ndaluar TikTok-un dhe pse?
'E papërshtatshme dhe e rrezikshme': Çfarë do të ndodhë nëse TikTok blihet nga miliarderët e teknologjisë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë