Franca, Gjermania dhe siguria evropiane

Nënshkrimi i Traktatit të Ahenit, nga presidenti francez Emanuel Makron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, u përshëndet si lëvizja e fundit për të afruar më tepër me njëri-tjetrin Francën dhe Gjermaninë, duke nisur fazën e rilindjes së besimit evropian pas viteve të stanjacionit.
Donald Tusk, kryetari i Këshillit Evropian, deklaroi: “Sot Evropa ka nevojë për ringjallje të besimit, në kuptimin e solidaritetit dhe unitetit, dhe unë dua të besoj se bashkëpunimi i zgjeruar franko-gjerman, do t’i shërbejë këtij objektivi”.
Franca dhe Gjermania, besojnë se janë udhëheqëset natyrale të Bashkimit Evropian, një besim që ka gjasa të rritet pasi nga unioni të largohet Mbretëria e Bashkuar, dhe ndërsa Shtetet e Bashkuara po përqendrohen më shumë në Azinë Lindore.
Në fakt, Angela Merkel tashmë ka deklaruar se Britania dhe Amerika janë aleate të pasigurta, dhe se evropianët nuk mund të “varen më plotësisht” prej tyre. Për pasojë, ajo dhe presidenti francez kanë argumentuar se është koha e duhur për krijimin e një “ushtrie evropiane”. Sidoqoftë, ide të tilla duhet të merren me një farë rezerve. Dhe kjo pasi krijimi i forcave të armatosura, me fuqi të mjaftueshme për të projektuar fuqi përtej kufijve të kontinentit evropian (pa ndihmën e britanikëve apo amerikanëve), do të kërkonte një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve ushtarake nga Parisi dhe Berlini.
Si Gjermania ashtu edhe Franca, kanë të ngjarë të dështojnë në përmbushjen e angazhimit të tyre në samitin e NATO-s në vitin 2014, për të rritur shpenzimet për mbrojtjen në nivelin 2 përqind të PBB-së deri në vitin 2024. Sipas parashikimeve aktuale, Gjermania nuk do të arrijë deri atëherë as 1.5 përqind të PBB-së, ndërsa Franca do ta përmbushë këtë angazhim vetëm në vitin 2025, dhe vetëm nëse qeveria e ardhshme do t’i qëndrojë angazhimeve të asaj ekzistuese.
Prandaj nuk është ndonjë befasi që ushtria gjermane, Bundeswehr, është prekur vitet e fundit nga probleme të shumta. Një raport i kohëve të fundit i një komisioni parlamentar gjerman, theksoi se në vitin 2018 vendi nuk kishte nëndetëse apo avionë transporti për dislokimin e trupave, dhe se shpenzimet e mbrojtjes ishin vetëm 1.2 përqind të PBB-së –të pamjaftueshme edhe për të ruajtur asetet ekzistuese, transmeton Bota.al.
Ndërkohë që Franca për krahasim, ka bërë disi më mirë në këtë drejtim, edhe ajo ka qenë e shqetësuar nga një sërë problemesh. Një raport i vitit 2017, arriti në përfundimin se më shumë se gjysma e avionëve ushtarakë francezë nuk ishin në gjendje të fluturonin, një problem i theksuar nga kërkesa franceze ndaj Mbretërisë së Bashkuar, për të çuar 3 helikopterë transportues “Chinook” dhe një personel prej 90 trupash në korrikun e vitit të kaluar, në mbështetje të misionit të saj paqeruajtës në Mali.
Ndërkohë, shpenzimet e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, vendi i dytë më i madh i NATO-s, janë mbajtur vazhdimisht mbi 2 për qind të pragut të përcaktuar të PBB-së. Britania është gjithashtu kontribuesja kryesor në Praninë e Përforcuar të Forcave të NATO-s në Evropën Lindore, dhe e vetmja fuqi evropiane që zotëron një sërë pikash potenciale kontrolli në Lindjen e Mesme.
Forcat e Armatosura Britanike, kanë bazat e saj në Qipro, të cilat përfshijnë një kontingjent të madh të flotës ajrore, RAF, përveç një garnizoni këmbësorie, me baza të tjera në Minhad të Emirateve rë Bashkuara Arabe, Xhufair në Bahrein dhe Dukm në Oman.
Duke formuar efektivisht një prani ushtarake trekëndore Perëndim-Lindje-Jug në Gadishullin Arabik, këto baza i japin Marinës Mbretërore dhe Forcave Ajrore Mbretërore një shtrirje të veçantë gjeostrategjike. Kjo aftësi u përdor kohët e fundit nga Forcat e Armatosura Britanike në Oman gjatë stërvitjes “Saif Sareea 3”, stërvitja më e madhe ushtarake në rajon në 17 vitet e fundit, duke treguar një nivel të ndërveprimit me një aleat rajonal, me të cilin Franca apo Gjermania thjesht nuk mund të krahasohen.
Është ky projeksion i fuqisë, që e tregon Britaninë e Madhe si një fuqi ushtarake globale, lë pas ato në Evropë (dhe vetë Britani), që kanë promovuar narrativën e “rënies britanike” gjatë viteve të fundit. Pra, pa mbështetjen e Britanisë, çdo përpjekje evropiane për të krijuar aftësi ushtarake, ka gjasa të dështojë.
Dhe pa një rritje të mëtejshme të shpenzimeve, çdo thirrje për një “ushtri evropiane”, është pak më shumë se sa një taktikë manovrimi nga francezët dhe gjermanët, për të tërhequr vëmendjen nga fakti se as nuk janë të gatshëm të përmbushin angazhimet e tyre për shpenzimet e NATO-s.
Rrjedhimisht, nëse duan të rrisin kapacitetin strategjik evropian, udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, do të bënin mirë t’i japin fund problemeve të tyre strategjike, të bashkëpunojnë me Mbretërinë e Bashkuar, të nderojnë angazhimet e tyre, dhe të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen.
Shënim: James Rogers, është Drejtor i Programit Global të Britanisë në Shoqërinë Henri Xhekson. Robert Klark, është një studiues i diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Londrës.
Nga James Rogers dhe Robert Clark “CapX”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Nesër do të jetë natë e madhe, do t’i them gjërat ashtu siç janë”, çfarë po paralajmëron Trumpi?

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Një i vdekur dhe disa të lënduar në Manheim të Gjermanisë, policia arreston një person

Vdes James Harrison, burri i cili shpëtoi jetën e më shumë se dy milionë foshnjave me dhurimet e tij të gjakut

Vetura godet turmën e këmbësorëve në Manheim të Gjermanisë, raportohet për të lënduar

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Zelensky: Do të takohesha me Trumpin nëse do të përfshinte takimi zgjidhjen e problemeve reale

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Aeroplanmbajtësja amerikane mbërrin në Korenë e Jugut pas testimit të raketave nga Koreja e Veriut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës