LAJMI I FUNDIT:

Franca fiton me tre gola ndaj Luksemburgut, Mbappe gol dhe dy asistime

Franca fiton me tre gola ndaj Luksemburgut, Mbappe gol dhe dy asistime

Franca ka fituar ndaj Luksemburgut me rezultat 3-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Metz.

Gjelat siç pritej,e nisën me dominim, duke rrezikuar me Antoine Griezmann dhe Kylian Mbappen, por që nuk arritën të shënonin.

Goli i parë erdhi në minutën e 43-të, kur Randal Kolo Muani shënoi për 1-0, pas asistimit të Kulian Mbappe.


Në pjesën e dytë, Franca shtoi sulmet, duke arritur të shënojë në minutën e 70-të, kur Jonathan Clauss shënoi pas asistimit të Mbappe.

Image

Krejt në fund ishte momenti i Mbappes të shënonte, kur ai mori një asistim nga Bradley Barcola për të shënuar për 3-0.

Franca fiton miqësoren e parë para, ndërsa më 9 qershor do të luajë edhe ndaj Kanadasë para se të fillojë aventurën në Euro 2024. /Telegrafi/