Komisionerja e të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviq përmbylli një vizitë 5-ditore në Shqipëri, me fokus te të drejtat e fëmijëve, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe aksesin në ndihmë ligjore falas.
Gjatë vizitës së saj Mijatoviq është takuar me autoritet më të larta në Shqipëri – si Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, aktorë të shoqërisë civile dhe ka vizituar një shkollë të veçantë për fëmijë me aftësi të kufizuara në Shkodër dhe një kopsht në lagjen ‘Guerrile’ të qytetit verior – për të parë nga afër integrimin e fëmijëve rom.
Në përmbyllje të vizitës së saj në Shqipëri, Mijatoviq nënvizoi progresin e bërë nga vendi në fushat e monitoruara, angazhimet e marra nga qeveria shqiptare, si dhe nevojën për implementimin e kuadrit pozitiv rregullator për të drejtat e fëmijëve.
Në një intervistë me BIRN Mijatoviq ndaloi dhe te çështja e azilkërkuesve të mitur shqiptarë në Europë, duke nënvizuar se Franca në mënyrë të veçantë mbetet e shqetësuar, por të dy vendet po punojnë së bashku për ta zgjidhur problemin.
“Kjo është diçka që në fakt vetë kryeministri [Edi Rama] e përmendi si problem, të cilin ai po përpiqet ta zgjidhë. Nuk është diçka që e diskutova me vendet e BE-së sepse isha këtu për të diskutuar çështje, që ndodhin këtu në Shqipëri, dhe kjo është pjesë e shqetësimit, jam dakord me ju, kur vjen fjala te fëmijët. Por dëgjova nga kryeministri se pati disa diskutime të rëndësishme me presidentin Macron, në qoftë se mendojmë për Francën që është në krye të kësaj liste,” tha Mijatoviq.
Një investigimin i BIRN i publikuar në muajin shkurt, zbuloi se në Itali, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar ndodhen rreth 3 mijë fëmijë shqiptarë të moshës 7-17 vjeç, të cilët kanë aplikuar për azil përgjatë 4 viteve të fundit. Shtrati ligjor i kërkesave të tyre është pretendimi se ata u braktisën nga prindërit.
“Ka hapa që të dyja qeveritë po i ndërmarrin për t’u siguruar së pari që kjo nuk është e lidhur me trafikimin apo kontrabandimin e fëmijëve; por edhe për të parë si mund të ulet ky numër dhe si mund të ndihmohen këta njerëz,” shtoi Mijatoviq, transmeton Reporter.al.
Komisionerja gjithashtu nënvizoi se të kushtet në institucionet e shëndetit mendor në Shqipëri si spitalet psikiatrike lenë për të dëshiruar dhe qendrat ekzistuese duhet të mbyllen.
“Të gjithë e dinë që ka një problem, që është gjë e mirë sepse nënkupton se do të fillojmë të lëvizim në drejtimin për ta ndryshuar situatën. Unë adresoj çështjen e deinstitucionalizimit që duhet të ndodhë sa më shpejt aq më mirë. Kjo është diçka e pranuar nga qeveria, shoqëria civile, edhe nga qeveritë vendore që ato qendra duhet të mbyllen. Por do të përmendja edhe se vetëm mbyllja nuk është zgjidhje. Nevojitet të vlerësohet me kujdes situata për të parë nr e njerëzve që nuk mund të kujdesen për veten. Mbase ka shumë njerëz që mund të integrohen në shoqëri me pak ndihmë nga punonjësit social me kohë të plotë apo të pjesshme. Por edhe përmes hapjes së qendrave të vogla komunitare që do të marrin njerëzit që nuk kujdesen dot për veten. Ky nuk është një proces i lehtë dhe është një problem i madh në rajon dhe në shumë vende të Këshillit të Europës”, tha Mijatoviq.
Mijatoviq gjithashtu tha se gjatë vizitës së saj në Shqipëri kishte parë shembuj pozitiv të integrimit të personave me aftësi të kufizuar në shkollë dhe të fëmijëve rom në komunitet, duke nënvizuar se shpesh herë duhet të shkojmë përtej kritikave dhe të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/deti-adriatik-780x439.jpg)
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
![Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1737226840_vjosaosmani-780x439.jpg)
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë