LAJMI I FUNDIT:

Franca dhe Kosova pritet të thellojnë bashkëpunimin në fushën e artit dhe kulturës

Franca dhe Kosova pritet të thellojnë bashkëpunimin në fushën e artit dhe kulturës

Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për marrëdhëniet Kosovë-Francë, ndërsa ka theksuar edhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme mes dy shteteve.

Në intervistën speciale, ambasadorja Butel tha se bashkëpunimi mes dy vendeve tona prek shumë fusha dhe po punohet vazhdimisht për t’i thelluar ato, ndër tjera edhe në art dhe kulturë.

Tutje ajo tha se për këtë, në nëntorin e kaluar u nënshkrua një deklaratë e shprehjes së interesit me ministrat e Punëve të Jashtme, të Arsimit dhe të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.


Foto: Marie-Christine Butel, Ambasadore e Francës, foto: Ambasada franceze

“Nëpërmjet kësaj deklarate, ne synojmë të krijojmë lidhje ndërmjet institucioneve franceze dhe kosovare në fushën e arsimit dhe kulturës. Kjo rezultoi me vizitën në Francë të një delegacioni të profesionistëve kosovarë në festivalin e Avignon verën e kaluar, pasuar nga një vizitë në rajonin e Hauts de France në vjeshtë, me rastin e së cilës përfaqësuesit e institucioneve kosovare patën mundësi të takojnë homologët francezë dhe fillojnë të ndërtojnë projekte bashkëpunimi”, u shpreh ambasadorja franceze.

Ambasadorja franceze: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë, marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen
Lexo po ashtu Ambasadorja franceze: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka alternativë, marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen

Butel u shpreh se Franca gjithashtu e mbështet kinematografinë kosovare dhe shpreson që këtë vit të nënshkruhet një marrëveshje bashkëprodhimi filmik mes dy vendeve.

“Franca poashtu mbështet kinematografinë kosovare, e cila po shënon suksese të mëdha në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare. Në veçanti, kjo mund rezultojë, shpresoj në vitin 2022, me nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëprodhimi filmik midis dy vendeve tona”, tha tutje ambasadorja e Francës në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Elon Musk fotografohet në Saint Tropez me të dashurën e re, 27 vjeçaren Natasha Bassett

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Kalo në kategori