LAJMI I FUNDIT:

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu edhe Franca po kërkon qasje në depozitat e mineralëve të rëndësishëm të Ukrainës, dhe negociatat kanë nisur prej muajsh, tha ministri i Mbrojtjes i Francës.

Kjo vjen ndërsa pritet që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të vizitojë Uashingtonin këtë javë për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet me SHBA-në.

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës
Lexo po ashtu E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Por, edhe Franca është në bisedime me Ukrainën – Sebastien Lecornu i tha France Info se “ne po flasim për këtë çështje për nevojat tona franceze”.


Ai shtoi se kishte biseduar me homologun ukrainas që nga tetori për një marrëveshje të mundshme, shkruan skynews.

Sebastien Lecornu

“Kemi industri mbrojtjeje që do të kenë nevojë për qasje në një numër materialesh të papërpunuara në vitet që vijnë”, shtoi ministri francez.

Theksojmë se presidenti amerikan, Donald Trump e ka paraqitur marrëveshjen si një mundësi për Kievin që të kthejë ndihmat miliarda dollarëshe që ka pranuar nga Amerika që nga pushtimi i plotë i Rusisë në vitin 2022.

Zelensky thotë se asnjë garanci sigurie nuk është rënë dakord ende për marrëveshjen e mineraleve me SHBA
Lexo po ashtu Zelensky thotë se asnjë garanci sigurie nuk është rënë dakord ende për marrëveshjen e mineraleve me SHBA

Por, ky nuk është motivi pas një marrëveshjeje franceze, shtoi Lecornu, “ne nuk po kërkojmë shpërblim. Por, sektori ynë i mbrojtjes do të ketë nevojë për një numër materialesh të papërpunuara që janë absolutisht thelbësore për sistemet tona të armëve për 30 ose 40 vitet e ardhshme”

Ndryshe, Ukraina është e pasur me elemente të tokës së rrallë dhe minerale të rëndësishme për teknologjitë e ndryshme, përfshirë litium për bateri dhe uranium për energjinë bërthamore, pajisjet mjekësore dhe armët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Franca i bashkohet SHBA-së, kërkon mineralet e rralla të Ukrainës

Evropa
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Trump ngrin kartelat bankare të punonjësve federalë

Amerika
I traumatizuar nga tërmetet, turku jeton që dy vite në shpellë

I traumatizuar nga tërmetet, turku jeton që dy vite në shpellë

Turqia
Kalo në kategori