Fqinjët E Evropës

E pat edhe dilema e famshme Remi-ane. Dilema Evropë apo Europë, është bërë: as Evropë as Europë. Pas referendumit britanik ku u vendos për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, as për ne nuk ka mbet më rrugë e hapur për Evropë, e as për Europë. Kështu po reflektonte, vetëm një ditë pas BREXIT-it, një mik virtual, i dëshpëruar pa masë me, siç thoshte ai, nisjen e procesit të dezintegrimit evropian i cili, sipas tij, sapo kishte filluar dhe i cili do të përfundojë me shpërbërjen e BE-së si krejt (kon)federatat e tjera evropiane.
Pavarësisht konstalacionit politik momental, shqiptarët nuk kanë arsye të brengosen, sepse ata janë një komb evropian dhe vendi i tyre është në Evropën politike dhe pas krejt asaj që kemi kaluar, assesi mund të lejojnë të përdoren më si një monedhë e imtë për kusuritje, as në emër të fesë apo të ideologjisë. Në fakt, kjo është provuar shumë herë përgjatë historisë, por idealistët shqiptarë i kanë prishur këto skema. Ne nuk do të duhej të udhëhiqemi nga asnjë kalkulim dhe asnjëherë nuk do të duhej të vëmë në pyetje identitetin tonë evropian, përkundër thirrjeve nostalgjike nga e kaluara.
Kështu, nga kampi rus dhe zëdhënësit e tyre, ndër serbët apo edhe disa qarqe pansllave maqedonase apo malazeze, tashmë me të madhe proklamojnë fundin e BE-së dhe një identifikim me projekte si ajo euro-aziatike, apo edhe nga qarqe “osmaniste” shqiptare dhe boshnjake për projekte neo-perandorake, dhe përhapin shpresën e një kthimi të mundshëm të turqve të fuqishëm në Ballkan, dhe i promovojnë ata si mbrojtës të myslimanëve.
Nuk është vetëm Britania e Madhe, një fuqi globale e cila, as gëlltitet e as largohet përfundimisht nga BE, e cila synon jo vetëm të krijojë një strukturë të përbashkët institucionale, një ekzekutiv të përbashkët, por edhe një identitet të ri, mbinacional, mbase më të fuqishmin, e pse jo edhe më të dëshiruarin në glob, edhe pse rreth të cilit ende ka dilema se çka do të thotë në të vërtetë të jesh një evropian. Modeli evropian mbetet gjithsesi ëndërr, të cilën qytetarët kur nuk arrijnë të krijojnë në vend të tyre, marrin rrugën e rrezikshme të refugjatit për të arritur standardin ekonomik dhe liritë qytetare që përfaqëson sot BE.
Përpos Britanisë së Madhe, edhe Rusia është pretendente që të jetë pjesë e këtij identiteti, madje edhe bashkësie, madje idetë fillestare të Francës si njëra nga themelueset e BE, e shihnin Evropën politike së paku deri në Ural, si ishte e promovuar kjo ide nga presidenti De Gol, i cili me këtë ide synonte që t’u kundërvihej britanikëve dhe sidomos SHBA-së dhe vizionit të tyre për Evropën.
Rusia përmes projektit të Euro-Azisë, pasi i humbi shpresat për të qenë pjesë e BE, po projekton një fuqi tjetër globale, si zëvendësues të ish-Bashkimit Sovjetik, ku dëshiron të përfshijë edhe vendet e ish-paktit të Varshavës, me pretendime serioze që të jenë qendra e botës së re. Ajo aktualisht po krijon turbulenca në Ballkan, duke penguar integrimin e vendeve Ballkanike posaçërisht Serbisë dhe Malit të Zi.
Po ashtu, edhe Turqia, si një vend i fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht, i cili ka kapacitete të zhvillohet edhe pa BE, një vend i cili paraqet forcën e dytë ushtarake në NATO, paraqitet si pretendente me projekt të ripunuar të ish-perandorisë, pasi tash sa decenie, nuk arriti të bëhet pjesë e BE, edhe pse procesi i integrimit ka shkuar aq përpara, në fazën në të cilën negociohen çështjet e hapura. Ideatorët islamikë, të cilët nuk e duan BE, thonë se islami është pengesa kryesore, madje e pakalueshme e Turqisë drejt BE, ndërkohë që të njëjtën gjë e thonë edhe për Shqipërinë, Bosnjën dhe Kosovën dhe zhvillojnë aktivitete frenuese.
Argumentimi i tillë i islamikëve bëhet kryesisht për të fshehur ideologjinë e cila promovon autoritarizmin, informalitetin dhe korrupsionin në ekonomi dhe qeverisje të cilat janë përjashtuese me modelin evropian.
Oligarkia dhe autoritarizmi mbeten pengesat kryesore qoftë të “putinizmit” apo neo-osmanistëve, qoftë turq apo ballkanik, dhe kjo e përjashton demokracinë, shtetin ligjor dhe ekonominë e lirë.
Me gjasë njëlloj organizimi “neo-smanist” do të ndodhë në kufijtë Evropës, si një kundërpeshë me Euro-Azinë ruse, dhe kjo prej aty ku fillon Turqia e deri në Indi, por kjo gjithsesi nuk mund të ndodh në brendi të BE, d.m.th në Ballkan, sepse Ballkani do të jetë zona ku do të vendoset se kah do të rrjedhë fuqia dhe ndikimi. Evropianizim i Azisë apo e kundërta, ku me evropianizim nënkuptojmë organizimin shoqërorë që bazohet në vullnetin e qytetarëve dhe liritë e tyre individuale.
Edhe Rusia me përfshirjen eventuale në BE, do të rrezikonte interesat anglo-amerikane por do të sillte autoritarizmin dhe informalitetin, i cili nuk do të mund të kontrollohen nga institucionet e përbashkëta të bashkësisë. Madje kyçja e sajë në BE do t’i jepte frymë edhe autoritarizmit gjerman, francez, dhe italian të cilët në të kaluarën kanë ditur të rrezikojnë globin me ambiciet e tyre të papërmbajtura.
Vetë ekzistenca e NATO-s dikur e kishte arsyetimin te lufta me bllokun e Varshavës, te lufta për demokraci kundër autoritarizmit të kuq, dhe tash me mbajtjen larg të Rusisë, në çfarëdo forme që të jetë ajo, nga Evropa politike. Po ashtu NATO siguron edhe pjesën më të madhe të BE nga rizgjimi i autoritarizmit gjerman, italian apo kudo tjetër në Evropë.
Prezenca amerikane dhe NATO-si ushtri globale e lirisë dhe demokracisë, janë garantueset e vetme se procesi i globalizimit do të rrjedhë me një kontroll, pa luftë totale, pa lejuar që autoritarizmi dhe ideologjitë autoritare të drejtojnë botën duke rrezikuar paqen dhe lirinë e sidomos vullnetin e qytetarëve të botës në emër të zotave të ndryshëm apo thirrjes së gjakut.
Dilema civilizuese që shtron globalizimi do të jetë a do të ndodhë evropianizimi dhe demokratizimi i Azisë dhe Afrikës, apo do të ndodhë e kundërta. Kjo e obligon BE të jetë e vëmendshme me Britaninë e Madhe, në negociatat e ardhshme, por edhe me definimin e kufijve identitarë drejt lindjes, apo juglindjes.
Krejt kjo situatë, më shumë se me luftën e civilizimeve, ka të bëjë me globalizmin dhe nacionalizmin, me demokracinë apo autoritarizmin, me oligarkët apo qytetarët. Kjo ka të bëjë edhe me kufijtë realë të Evropës, kur disa kombe globalizmin e shohin si mundësi për të gëlltitur të vegjlit, dhe t’u imponohet identiteti i tyre me dhunë, ndërkohë që shumica e popujve globalizmin e përjetojnë si një botë me kufij të hapur dhe me qarkullim të papenguar të njerëzve, mallrave dhe ideve, të cilat nënkuptojnë një sistem demokratik dhe tolerantë për dallimet. Natyrisht, demokracia nuk nënkupton lirinë absolute, as lirinë që t’u merret liria qytetarëve apo popujve në emër të ideve mesjetare.
Mund të thuhet se me BREXIT-in, BE do të merret detyrimisht me definimin e kufijve të saj, me çka do të definojë edhe anëtarët dhe gjithsesi fqinjët e vet, dhe mbi të gjitha parimet themelore të organizimit të vet. Refuzimi britanik, gjithsesi nuk është vetëm një kapricë e kotë. Është një alarm!
Nga mënyra sesi do të menaxhohet situata me refuzimin britanik, do të varet e ardhmja e BE. Britania e Madhe nuk e refuzoi BE-në, por ofertën e saj dhe kjo jep shpresë se referendumi britanik, me 2% dallim, nuk është fjala e fundit e tyre për BE-në.
Ndërkohë, vetëm ndërtimi i marrëdhënieve speciale me fqinjët e vet, të fuqishëm, garantojnë se rrugët nga dhe drejt BE do të jenë të hapura, të qarkullueshme, dhe se fryma evropiane do të shpërndahet globit, si frymë e lirisë dhe demokracisë dhe jo e kundërta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë