A ishte premiera e takimit të nivelit të lartë evropiano- arab vetëm një teatër pa ndonjë përmbajtje, takim i fjalëve dhe frazave boshe? Në vështrim të parë kështu duket, sepse dokumenti përfundimtar i takimit të parë midis Bashkimit Evropian dhe Ligës Arabe nuk përmban vendime konkrete. Por, as nuk pritej që të kishte të tilla. Në takimin e parë synimi kryesor ishte vendosja e kontakteve dhe përcaktimi i kuadrit për bisedimet e mëtejshme.
U bënë shumë përpjekje diplomatike në Sharm el Sheih. Por, shenja për zgjidhjen e konflikteve nuk u dukën.
Sidoqoftë, të paktën u diskutuan problemet më urgjente si luftërat civile në Siri dhe në Jemen. Po ashtu u bënë propozime për stabilizimin e Libisë. Por, nuk është punë e BE, ose punë e “Ligës Arabe”, një lidhje shumë e lirshme, që të vënë gjërat në lëvizje. Interesat e grupit të shquar që përbëhet nga mbretër, emirë si dhe potentatë e autokratë që nga Libia e deri në Oman, janë të ndryshme. Palët që ndodhen në luftë nuk përfaqësoheshin të gjithë në Sharm el Sheih. Për zgjidhje të qëndrueshme do të duhej të merrnin pjesë edhe Siria, Rusia, Irani, SHBA dhe Turqia
Për konfliktin e Sirisë takimi nuk solli përparime. U përsëritën çështjet që njihen. Interesi i evropianëve ka të bëjë kryesisht me shuarjen e konfliktit, për të penguar valë të tjera refugjatësh dhe për të mundësuar kthimin në atdhe të refugjatëve sirianë. Kjo do ishte edhe në interes të vetë BE-së, sepse çështja e migracionit i ka përçarë evropianët. Shtetet e Afrikës së Veriut, përfshirë Egjiptin, vendin pritës të takimit bënë të qartë se nuk kanë mendim shumë të mirë për idenë evropiane që migrantët të mbahen përgjithnjë në Afrikën e Veriut. Nuk është e vetmja çështje që bën të qartë se dy rajonet fqinjë janë të varur nga njëri tjetri. Kancelarja shkoi madje më tej, duke e quajtur kooperimin “çështje që vendos për fatin” e BE.
Edhe sfidat e mëdha që dalin nga zhvillimet e ndryshme të popullsisë duhen përballuar. Në shtetet arabe shumica e popullsisë është nën moshën 25 vjeçare. Prandaj ekziston nevoja për perspektivë ekonomike, vende pune dhe vende arsimi profesional. Në këto fusha BE mund dhe duhet të bëjë më shumë për të ulur presionin e migracionit nga shtetet arabe në drejtim të Evropës. Nga kryetarët e qeverive evropiane është kërkuar që partnerët e bisedimeve që i qëndrojnë larg demokracisë, të respektojnë të drejtat e njeriut, por kjo gjë nuk është vendosur si parakusht për bashkëpunimin. Presidenti egjiptian, al-Sisi, i cili e qeveris vendin e vet me dorë të fortë njësoj si pushtetmbajtësit e tjerë në hapësirën arabe, e ka ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje. Kritika e tij ndaj evropianëve ishte e panevojshme, po çfarë të presësh nga autokratët që duan të venë si medalje fotografitë nga takimi?
Al-Sisi kërkoi një qëndrim të përbashkët në konfliktin në Lindjen e Mesme dhe gjeti gatishmëri tek partnerët evropianë për këtë. Nga Sharm el Sheih u dha sinjali se BE dhe Liga Arabe janë për “zgjidhjen me dy shtete”, pra paqe për Izraelin dhe një shtet palestinez që duhet krijuar. Ky sinjal i drejtohet Izraelit, SHBA dhe Iranit, vende që për arsye të ndryshme nuk e pranojnë “zgjidhjen me dy shtete” ose mendojnë se i ka kaluar koha.
Në përgjithësi vlen ajo që tha që në fillim të takimit presidenti i Këshillit të BE, Donald Tusk, se fqinjët nuk mund t’i zgjedhësh. Prandaj duhet bashkëpunuar me botën arabe në jug dhe lindje të Mesdheut ose do vazhdohet të jetohet në konflikt, gjë që kërkush nuk e dëshiron.
Prandaj dialogu midis fqinjëve duhet të vazhdojë. Multilaterizmi duhet të jetohet, thotë kancelarja gjermane, edhe nëse ecën ngadalë dhe shkakton dhimbje. Alternativa tjetër do të ishte heshtja pa perspektivë për bashkëpunim. Kjo nuk i shërben kurrkujt. Pra, duhet vazhduar me mundim diplomacia. Mbase arrihet ndonjë zgjidhje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUEFA vjen me njoftim për ndeshjen Rumani – Kosovë, fillojnë procedurat për atë që ndodhi në Bukuresht
Befason Blerina Kllokoqi Rugova, përmes një videoje lë të kuptohet se tani është përkrahëse e Vetëvendosjes?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Çfarë thotë neni 55, sipas të cilit UEFA hapi hetimet për ndeshjen Rumani - Kosovë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian