Në rrjete sociale, gjatë ditëve të fundit, e sidomos në kohën e para fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, por edhe gjatë fushatës, kanë qarkulluar disa fotografi dhe deklarata që u atribuohen figurave publike dhe politike në Kosovë, duke pretenduar qëndrime dhe mbështetje politike të caktuara, ose duke paraqitur deklarata që nuk ekzistojnë askund.

Pas një verifikimi të thjeshtë, duke kërkuar këto deklarata në media kredibile, në faqet zyrtare të personave në fjalë në rrjete sociale, apo në deklarata televizive, rezulton se asnjë nga këto fotografi nuk është reale, ndërsa deklaratat e paraqitura nuk janë autentike dhe nuk ekzistojnë në asnjë burim zyrtar apo publik.


Kjo nuk  \u00ebsht\u00eb deklarat\u00eb publike e zyrtare e Rifat Jasharit

Imazhet janë të manipuluara ose të krijuara në mënyrë artificiale, ndërsa tekstet që i shoqërojnë ato nuk janë dhënë kurrë nga personat të cilëve u atribuohen.

Foto e gjeneruar me Inteligjenc\u00eb Artificiale q\u00eb i atribuohet Hykmete Bajramit nga LDK

Po ashtu, deklaratat e shpërndara nuk mbështeten nga fakte, dokumente apo burime të verifikueshme.

Raste të tilla kanë për qëllim keqinformimin e opinionit publik dhe krijimin e perceptimeve të rreme, veçanërisht në një periudhë të ndjeshme politike.

Qytetarët ftohen të tregojnë kujdes dhe të informohen vetëm nga burime të besueshme dhe të verifikuara mediatike./Telegrafi/.