Artisti i fotografisë, Fahredin Spahija, tregon se si është publikuar në dyvjetorin e rezistencës dhe vrasjes së familjes Jashari, fotografia e realizuar në Shqipëri më 1993, ku shihet Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.
“Në atë kohë isha redaktor teknik në gazetën e përditshme BOTA SOT që redaktohej dhe përgatitej për shtyp në redaksinë që ishte në Cyrih (Löwenstrasse) të Zvicrës. Me 5 mars në përvjetorin e dytë të rënjes heroike të Murat, Hamëz e Adem Jasharit bashkë me shumicen e familjarëve të tyre, në Prekaz “komandantat” më shumë po bënin promovimin e tyre se sa shënimin e përvjetorit! Nga ky tubim-përvjetor, në redaksinë e Cyrihut erdhi raporti i korespondentit tonë nga Drenica, Ragip Gajraku i cili përmbante kryesishtishtē, citate të “prijësve të rinjë” të luftës e shumë pak të dhëna për sakrificën e familjes Jashari!
Në kompjuterin tim mbaja një fotografi të cilën ma kishte dhënë në besë, muaj më parë, editori i gazetës duke më thënë: “Mbaje dhe ruaje mirë sepse mund të na duhet, një ditë!”. Në qendër të asaj fotografie e cila ishte bërë në vitin 1992 në Tiranë, shifej Ibrahim Rugova me një grumbull njerëzish e në mesin e tyre ishte edhe Adem Jashari! Ishte Fotografi që dokumentonte një lidhje të hershme të presidentit Rugova me komandantin legjendar, Adem Jashari!
Tek po merresha me faqosjen e raportit të arritur nga Prekazi më shkrepi idea se përvjetorit të rënjes heroike të Jasharëve i shkon fort nxjerrja në publik e njohjes së Adem Jasharit me Ibrahim Rugovën shumë më heret se me “komandantat” e rinjë që po përvetësonin çdo gjë të mundur në emër të luftës që e kishin ba! Shkova në zyrën e editorit dhe ia thash idenë time! U hamend pak shkaku i rezikshmërisë së situatës në të cilën “komandantat” “vranin e kthjellnin” dhe aprovoi duke thënë: “Qite!”. Puna e bërë nuk u kuptua as nga kolegët me të cilët punoja në redaksinë e Cyrihut dhe as nga redaksia në Prishtinë. Fotografia në artikullin që u shtri në dy faqet e mesit, me ngjyra, zuri hapësirën ma të madhe dhe me insistimin këmbëngulës timin, u publikua dhe në faqen e parë të cilën e punoja unë, gjithashtu…
Me që një pjesë të tirazhit të gazetës që shtypej në Frankfurt e dërgonim me aeroplan në Prishtinë, me 6 mars të vitit 2000 Kosova u trondit nga fotografia e publikuar në BOTA SOT. Popullata shumicë e cila adhuronte personalitetin dhe përpjekjet e Ibrahim Rugoves u ngazëlly nga fakti se dy figurat më të ndritshme të Kosovës paskan bashkëpunuar edhe në aspektin e rezistencës ushtarake kurse “komandantat” me të parë këtë foto bën çmos që të zhdukin tirazhin e gazetës që botoi këtë fotografi e cila po shpaloste një të vërtetë tjetër prej asaj që kishin propaganduar, ata…
Nuk thash asgjë më shumë se sa që, kjo fotografi historike mori dhenë nga kopjuteri im…
Ndihem fort krenar që isha pjesë e shpalosjes së këtij dokumenti sepse historia e luftës fitoi nje dimension tjetër me publikimin e kësaj fotografie …
(Më mbetet merak i madh me e kuptu se pronë e kujt ishte apo kush e kishte shkrepur?)” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Ndërkaq, gazetari Mero Baze jep versionin e tij për fotografinë, për të cilën thotë se është realizuar në prillin e vitit 1993, gjatë një konference të Rugovës në Rinas.
“Legjendat rreth “legjendave”, për shkak të një fotoje
Kjo është një foto që bëhet popullore zakonisht javën e parë të Marsit, kur është përvjetori i martirizimit të Jasharëve, ose në Janar, kur është përvjetori i Rugovës. Ka një dëshirë të çuditshme sidomos nga fansat e Rugovës që kërkojnë të bëjnë bashkë Adem Jasharin me Ibrahim Rugovën si “bashkëluftëtarë. Nuk kam dash të shkruaj më parë, por kur shikoj se fotoja mitizohet si një “fakt” domethënës duhet të bëj disa shpjegime.
Fotoja është bërë diku në Prill të vitit 1993 në një konferencë për shtyp që Ibrahim Rugova dha në aeroportin e Rinasit pas kthimit nga Evropa. Arsyeja pse e kam kaq shumë të fiksuar, është se në atë kohë sapo kisha ndërmjetësuar ardhjen e gazetës Rilindja nga Zvicra në Tiranë dhe ishim rregulluar me zyra në ATSH, kur na njoftuan se duhet të dalim në Rias se do vij Rugova dhe do jap Konferencë për shtyp.
Personeli që e shoqëron janë kryesisht dy zyrtarë të zyrës së Kosovës në Tiranë, shkrimtari Mehmet Kraja dhe Skënder Zogaj, shoqëruesi i tij Adnan Mervoci dhe personi me këmishë në mes Adem Jashari. Personi me mjekër në krah të Skënder Zogaj është Sabaudin Krasniqi, dizajner i gazetës Rilindja.
Tek grumbulli i gazetarëve përballë, nga e majta në të djathtë janë Arben Popoci i ulur, për shkak se fillonte kamera e TVSH. Krah tij është dhe Binak Kelmendi që i duket vetëm pak koka, në atë kohë redaktor i Rilindjes së Zvicrës e cila sapo ishte transferuar në Tiranë, pastaj jam unë, që më duket “koka me cepa” dhe pak flokë (kisha pak flokë atëherë), gazetari i TVSH Bujar Muharremi, që nuk jeton më dhe dikush i ulur para që nuk e mbaj mend kush ka qenë.
E vërteta është se në atë kohë Adem Jashari vinte në Tiranë dhe kishte lidhje me zyrën e Kosovës për shkak të financimit që ajo bënte për trupat që stërviteshin nën mbikëqyrjen e shtetit shqiptar në një kazermë në Labinot dhe në Shkollën e Bashkuar. Atëherë ai nuk ishte njeriu i famshëm që është sot, dhe nuk ka dal aty se kishte lidhje të ngushta me Rugovën, por ka dal se e respektonte Rugovën si President të Kosovës dhe donte ta priste si gjithë të tjerët. Kjo nuk ja ul vlerat aktit të tij heroik dhe familjes së tij, por as nuk i shton ndonjë gjë Rugovës, duke e bërë me zor bashkëluftëtarë me Adem Jasharin. Është mirë që foto të tilla të mos instrumentalizohen për propagandë, por të përdoren për të vërtetat historike.
Unë që e kisha parë disa herë Adem Jasharin, kur vinte tek redaksia e “Rilindjes” në Tiranë, apo tek “Bar Kumanova” në Tiranë, kur ndodhi tragjedia më 6 mars dhe po bëja lajmin për familjen Jashari, nuk e lidhja dot emrin me fytyrën dhe nuk e dija se bëhej fjalë pikërisht për këtë person. Më vonë kur pashë fotot dhe mu kujtua kush ishte, krijova një ide për të.
Prandaj është mirë që me këtë foto të mos prodhohen legjenda të panevojshme. Me atë që ka bërë Familja Jashari ka hyrë në historinë e kombit tonë si një familje martire që ka vënë gjakun në themelet e Kosovës, dhe me aq sa ka bërë Ibrahim Rugova ka hyrë në historinë e Kosovës si Ati shtetformues i saj. Kjo foto thjeshtë tregon se ata të dy secili në punën e vet bënin diçka për Kosovën, por jo se ishin bashkëpuntorë apo dy figura legjendare që bashkëpunonin “njëri me luftë, e tjetri me paqe”. Kanë bërë boll secili më vete. Mos i bëni bashkë me zor kot. I ka bërë historia” (sic.), ka shkruar Baze.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj