Një maune me fotografinë e Putinit është parë nëpër rrugët e Pejës
6:"OnLine
Një kamion me targa të Serbisë është incizuar duke qarkulluar nëpër rrugët e Pejës.
Kamioni në fjalë mban një fotografi gjigante të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Video e transmetuar në RTV Dukagjini tregon si “shëtitet” imazhi i Putinit nëpër rrugët e Pejës e që më pas përfundon në një destinacion.
Një akt i tillë nga qytetarët mund të konsiderohet si provokim i hapur teksa dihet qëndrimi i shtetit rus karshi Kosovës, si dhe përkrahja që ky shtet i jep vazhdimisht Serbisë në fushatën kundër Kosovës./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























