LAJMI I FUNDIT:

Fotografia e Xhelal Sveçlës me Gjuriqin përplas ashpër Konjufcën me panelistët në “Debat Plus”

Fotografia e Xhelal Sveçlës me Gjuriqin përplas ashpër Konjufcën me panelistët në “Debat Plus”

Përplasje të ashpra në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini janë zhvilluar kur temë e diskutimit është bërë fotografia e përbashkët mes Xhelal Sveçlës dhe Gjuriqit.

Glauk Konjufca ka thënë se këtë takim analistat po e kapin nga bishti e jo si duhet, përcjell Telegrafi.

Ka reaguar Astrit Gashi i cili i ka thënë Kojufcës se “po i kapim ashtu siç i keni kapur ju gjithmonë”.


Nënkryetari i Vetëvensdosjes ka thënë se “i keni hyrë në hak Vetëvendosjes duke tentuar ta devijoni këtë temë”.

Gashi i ka thënë se “Vetëvendosje po u hynë në hak votuesve patriotë që ka”.

Debati ka eskaluar edhe më tej kur Konjufca ka akuzuar Gashin se “ai është kthyer në një person totalisht kundër Vetëvendosjes në debatet televizive që nga koha kur është shfaqur foto e Sveçlës”.

Konjufca: Është e tepërt, LDK po i kërkon VV-së më shumë se që i ka kërkuar PDK-së
Lexo po ashtu Konjufca: Është e tepërt, LDK po i kërkon VV-së më shumë se që i ka kërkuar PDK-së

Analisti ka reaguar duke e i thënë Konjufcës :“Marre duhet me të ardh. Sonte je shndërruar në një Adem Grabovc”.

Konjufca ka akuzuar analistët se po e godasin Vetëvendosjen me “armë nën brez” me lajmin e Xhelal Sveçlës.

Konjufca: Mund të shkojmë në Kuvend të enjten pa marrëveshje
Lexo po ashtu Konjufca: Mund të shkojmë në Kuvend të enjten pa marrëveshje

“Është një goditje e ulët që po e bëni ndaj Vetëvendosjes”, tha mes tjera Glauk Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Siguri
Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Lajme
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori