Foto: Rrjedh pamja e re e Google Pixel

Ngjarja e Google më 4 tetor do të sjell shumë risi. Por për momentin në VentureBeat ka rrjedhur fotoja e Google Pixel.
Sipas këtyre burimeve thuhet se Pixel është më i madh se Pixel XL që do të zbulohet në ngjarjen e Google.
Pajisja që po shohim në fotografi është Pixel, dhe jo Pixel XL. Kjo është një pajisje shumë minimaliste që duket goxha e thjeshtë. Kornizat e këtij modeli duken pak të trasha, dhe butonat duket të jenë të pozicionuar në anën e djathtë të pajisjes me butonin e lëshimit të telefonit që gjendet lart butonave të zërit.
Sipas thashethemeve, ky model pritet të fillojë me çmimin prej 649 dollarëve, që është një pikë e njëjtë e çmimit sikurse modeli më i ri i iPhone.
Nga
Telegrafi
27/09/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































