LAJMI I FUNDIT:

Foshnja vaksinohet aksidentalisht kundër coronavirusit në Turqi

Foshnja vaksinohet aksidentalisht kundër coronavirusit në Turqi

Një fëmijë njëmuajsh u vaksinua gabimisht në shtetin turk kundër COVID-19, por është mirë, tha mjeku që e shoqëronte, duke e bërë atë rastin e parë të njohur të vaksinimit të foshnjave në botë.

“Një foshnjë një muajshe u vaksinua gabimisht kundër coronavirusit në vend të hepatitit”, tha Zafer Kurugol, një infektolog pediatrik në Universitetin Egje.
Kurugol tha se një punonjës shëndetësor që po jepte vaksinën në afërsi të Izmirit menjëherë e pa gabimin dhe njoftoi autoritetet.

Fëmija u transportua menjëherë në Spitalin Universitar në Egje, ku u ekzaminua dhe u monitoruan rrahjet e zemrës, raporton haberturk.


Mjekët e ndoqën atë për një javë dhe nuk gjetën pasoja negative. “Ai u largua nga spitali plotësisht i shëndetshëm, pasi erdhi (…) Ai nuk kishte as efektet anësore që ndonjëherë kanë të
rriturit, siç është ethet. Nëna e tij vazhdoi ta ushqente me gji”, tha Kurugol.

Foshnja, e cila sot është 4 muajshe, është e shëndetshme dhe po shqyrtohet rregullisht nga mjekët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

Çfarë plani ka Trump për Ballkanin Perëndimor?

Botë
Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Evropa
Serbi me prejardhje nga Kosova rrah protestuesit në Beograd – gjithçka ndodh para syve të policisë që nuk reagojnë

Serbi me prejardhje nga Kosova rrah protestuesit në Beograd – gjithçka ndodh para syve të policisë që nuk reagojnë

Serbia
Vuçiq takon djalin e Donald Trump, presidenti serb zbulon detaje të bisedës

Vuçiq takon djalin e Donald Trump, presidenti serb zbulon detaje të bisedës

Serbia
Vuçiq i zemëruar i thotë Daçiqit para kamerave: Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim

Vuçiq i zemëruar i thotë Daçiqit para kamerave: Nuk mund ta dëgjoj më këtë justifikim

Serbia
Çfarë do të shpresojë të marrë Ukraina nga bisedimet në Jeddah?

Çfarë do të shpresojë të marrë Ukraina nga bisedimet në Jeddah?

Evropa
Kalo në kategori