LAJMI I FUNDIT:

Forumi i Gruas i Lëvizjes Besa – 8 Marsin e shënuan me protestë

Forumi i Gruas i Lëvizjes Besa – 8 Marsin e shënuan me protestë

Sot, Forumi i Gruas i Lëvizjes Besa në Tetovë, përmes një proteste simbolike e ka shënuar ditën e 8 Marsit. Ata thanë se janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj shumë fushave, që sipas tyre po i tangojnë si femra, njofton Telegrafi Maqedoni.

“8 marsi në të gjitë botën shënon ditën kur për herë të parë femra ngriti zërin ndaj padrejtësisë ku edhe mbeti simbol për barazi, drejtësi që femrës ti jepet vendi i merituar krah gjinisë mashkullore. Fatkeqsisht edhe pse jetojmë në një shtet demokratik, jo vetëm ne si femra që jemi të anashkaluara, por poshtrohemi dhe nënçmohemi si komb, si shqipëtar edhe atë në shtëpitë tona, në vendin tonë të mëmësisë”, deklaruan nga Forumi i Gruas i Lëvizjes Besa.

Ata nga ky marsh protestues kërkuan që femra të mbrohet dhe të përfaqësohet denjësisht në institucionet e shtetit, femra të jetë vendim-marrëse në kuvend dhe femra shqiptare mos të jetë vetëm nënpunëse e interesave partiake./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori