Kryeministri Albin Kurti ,po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022, ku sot diskutoi në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”.
Ne duhet të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian sa më herët që është e mundur, tha Kurti.
Ne mbështetemi shumë te Procesi i Berlinit, shtoi ai, duke theksuar se e mirëpret përkushtimin e Kancelarit Scholz për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re.
Duke thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret nismat e BE-së, me vlerat e BE-së brenda, kryeministri ritheksoi se nuk beson te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor.
Sundimi i së drejtës, drejtësia sociale, luftimi i krimit dhe korrupsionit, ballafaqimi dhe adresimi i së kaluarës, reciprociteti i të drejtave të pakicave dhe barazia, u theksuan nga Kurti si të domosdoshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Na duhet të kemi vlera evropiane të ndihmuara nga Bashkimi Evropian, pra që ato të rriten për së brendshmi, tha kryeministri. Ai theksoi se na duhen vende me demokraci, ku opozita mund të fitojë zgjedhjet. Konkretisht tha se për sundimin e së drejtës dhe luftimin e krimit ndërkufitar në Ballkan, na duhet ndihma e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Duke folur për dialogun me Serbinë, kryeministri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë e përkushtuar, konstruktive dhe kreative.
Ai ritheksoi se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime, për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar te njohja e ndërsjellë. Por, Serbia ende nuk i njeh krimet e luftës dhe thotë se nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës, tha kryeministri.
“Kosova është histori suksesi, i luftës çlirimtare, punës së madhe që është bërë dhe ndihmës nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi shpallur pavarësinë 9 vite pas çlirimit, kemi marrë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Deklarata e Pavarësisë është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Nuk mund të kthehemi në të kaluarën, duhet të ecim përpara”, theksoi kryeministri Kurti.
Ai tha se Qeveria pret një përgjigje pozitive për aplikimin e bërë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Krahas Kryeministrit Kurti, në panel diskutuan edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, si dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Stuart Peach, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PZAP vendos për rinumërimin e 177 kutive të votimit

Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

Krasniqi reagon pas rinumërimit të votave: U vërtetua shqetësimi im – drejtësia do të triumfojë

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

PZAP refuzon ankesat e LVV-së për anulimin dhe përsëritjen e votimit jashtë vendit

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja