Stili i jetesës, ushtrimet, qëndrimi pozitiv dhe ushqimi i shëndetshëm janë përbërësit kryesorë të formulës për shtatzëni të shëndetshme
Gjatë kohës së shtatzënisë mund të adaptoni disa shprehi të shëndetshme të cilat do t’ju mundësojnë shtatzëni të lehtë dhe do t’ju përgatisin për t’u bërë prindër. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet do t’ju ndihmojnë të ktheheni më shpejtë në formë të mirë pas lindjes.
Me mbajtjen e stilit të shëndetshëm të jetesës dhe qëndrimin pozitiv ndaj jetës do të përvetësoni rolin e nënës së re. Të gjithë këto janë përbërës kryesor të formulës për shtatzëni të shëndetshme, që do t’ju ndihmojë që gjatë shtatzënisë të kujdeseni për veten – dhe kështu edhe për fëmijën tuaj.
Këtë formulë për shtatzëni të shëndetshme e ka krijuar dr. Sears, ndërsa qëllimi i saj nuk është trupi i modelistes pas lindjes e as mbajtja konstante e fëmijës në duar.
Synimi i saj është mundësimi i jetës së shëndetshme për veten që e gjithë kjo në mënyrën më të mirë të reflektojë në fëmijën tuaj, si gjatë shtatzënisë ashtu dhe pas lindjes.
Stili i jetesës
Kjo ka të bëjë me vendimet tuaja se si do ta organizoni kohën në mes punës, relaksimit dhe gjumit, si edhe vendimit që ka të bëjë me konsumimin e alkoolit, duhanit ose ilaçeve. Zgjidhja juaj nuk ka të bëjë vetëm me shtatzëninë – por do të ketë ndikim të madh edhe në shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijës suaj pas lindjes.
Ushqimi i shëndetshëm
Nëse dëshironi të arrini ushqyerje të balancuar e cila do t’ju ofrojë të gjithë nutrientët e nevojshëm juve dhe fëmijës bëni kujdes në ushqim dhe çdo gjë që konsumoni. Koncentrohuni në ushqimet e shëndetshme dhe ushqimin e llojllojshëm: thoni “po” ushqimeve që janë të pasura me nutrientë, dhe “jo” ushqimit të pashëndetshëm të mbushur me kalori.
Ushtrimet
Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për trupin, ashtu si edhe shëndeti psikik. Sidomos në kohën e shtatzënisë ose gjatë përshtatjes për amësi. Ushtrimet e rregullta do t’ju ndihmojnë që të ndiheni më mirë me trupin tuaj dhe do t’ju mundësojnë gjumë më të mirë.
Qëndrimi pozitiv
Është shumë e rëndësishme të mbani qëndrim pozitiv dhe stabiliteti mental gjatë të mësuarit dhe përshtatjes me të gjithë sfidat që i bart të qenit nënë. Optimizmi në masë të madhe do t’ua lehtësojë të gjitha problemet dhe shqetësimet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Nënat strikte rrisin vajza më të suksesshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme
Historia e Sophia Loren – yllit të Hollywood-it e cila u dashurua vetëm në një mashkull për 50 vite

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë