LAJMI I FUNDIT:

Formohet grup pune për Ligjin e Zbatimit të Sanksioneve në Maqedoni

Formohet grup pune për Ligjin e Zbatimit të Sanksioneve në Maqedoni

Një grup pune nga Ministria e Drejtësisë do të konstatojë anomalitë e Ligjit për Shqiptimin e Sanksioneve pas rasteve të fundit në të cilat të akuzuarit kanë ndërruar adresën e tyre për të vuajtur dënimin me burg në burgun e Strugës.

Edhe pse prej disa ditësh kërkojmë deklaratë nga ministri Nikolla Tupançevski për të shpjeguar se si do të jenë amendamentet, ai pas disa ditësh vonesë vendosi të përgjigjet me një deklaratë në të cilën thuhet se grupi punues përgjegjës për të punuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit tashmë ka filluar punën dhe mbledh propozimet e dorëzuara nga institucionet e tjera kompetente.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se janë dorëzuar kërkesa në të gjitha gjykatat themelore dhe gjykatat me kompetencë të gjerë për të dhënë propozimet e tyre konkrete lidhur me zbatimin e Ligjit për Shqiptimin e Sanksioneve, zbatimin e institutit të lirimit me kusht për personat e dënuar, pezullimin e dënimit të personave të dënuar etj.


Procesi i ndryshimeve në ligj buron nga rastet e fundit lidhur me veprimet e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijalkov dhe biznesmenit Orce Kamçev, të cilët ndryshuan adresat e tyre në Ohër dhe me këtë krijuan bazën ligjore për vuajtjen e dënimit me burg në burgun e Strugës.

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori