LAJMI I FUNDIT:

Formimi i Komisionit për Falje shtyhet për të hënën e ardhshme

Formimi i Komisionit për Falje shtyhet për të hënën e ardhshme

Për formimin e Komisionit për Falje, për të cilin iniciativë dorëzoi grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së, do të diskutohet në takimin e ardhshëm koordinues që pritet të mbahet të hënën e ardhshme.

Kështu janë marrë vesh në takimin e sotëm të rregullt kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, nënkryetarët e Kuvendit si dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koordinatorja e grupit të deputetëve të pavarur, Elizabeta Kançeska-Milevska, nuk ka marrë pjesë në takimin e sotëm me kryetarin e Kuvendit, për shkak të obligimeve gjatë vizitës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka.


Edhe koordinatori i ri deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, nuk mori pjesë në takimin e sotëm, ndërsa më pas në konferencë për shtyp tha se OBRM-PDUKM-ja nuk do të merr pjesë në punën e këtij komisioni, por nëse sjellin vendim për siç tha, drejtësi joselektive, atëherë ata do t’i mbështesin vendimet.

Në takimin e sotëm koordinues në Kuvend është biseduar edhe për aktivitete tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Shqipëria me buxhet 7.1 miliardë euro por investimet mbeten prapa

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori