Sapo ka përfunduar ora e teorisë në Përfaqësuesen e Kosovës, ku futbollistët kanë kuptuar edhe formacionin zyrtar për takimin me Bullgarinë.
Trajneri Bernard Challandes ka vendosur të bëjë dy ndryshime nga ndeshja e fundit me Malin e Zi.
Por edhe në këtë takim befasisht nuk do të ketë debutim nga minuta e parë për mbrojtësin e ardhur Florent Hadërgjonaj.
Mbrojtësi i majtë, Leart Paqarada do të ulët në bankë, ndërsa në atë pozitë do të rikthehet Benjamin Kololli.
Ndryshimi i dytë është i detyruar pas lëndimit të Arbër Zeneli, ku do të luaj nga minuta e parë Edon Zhegrova.
Burime të Telegrafit brenda Përfaqësueses kanë treguar se skema e formacionit do të mbetet ajo e njëjta me 4-2-3-1, me Muriqin në krye të fazës ofensive.
Formacioni i Kosovës: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashica, Muriqi. /Telegrafi/