Site icon Telegrafi

Formacioni i pabesueshëm me lojtarët e shitur nga Manchester City

Manchester City nuk është vetëm klub që blen, por edhe që shet futbollistë të mëdhenj dhe të njohur.

City është njëri nga klubet më konkurruese në Ligën Premier, por kanë nisur të respektohen edhe në Ligën e Kampionëve që nga blerje e klubit nga sheiku Mansour bin Zayed.

Qytetarët u blen në shtatorin e vitit 2008 nga sheiku Mansour për 210 milionë funte dhe që nga ajo kohë, klubi i ka fituar tre tituj të Ligën Premier, më 2012, 2014 dhe 2018, duke u bërë gjithashtu skuadra e parë që arrin 100 pikë brenda sezonit.

Lexo po ashtu Njihuni me sheik Mansourin, pronarin e katër klubeve të futbollit, jahtit super luksoz, veturave të shtrenjta, vilave dhe investimeve me miliarda (Foto)

Marrja nën pronësi nga sheikët bëri që City të bëhet një nga klubet që shpenzon më së shumti në transferimin e futbollistëve, duke paguar shifra të majme.

Man City është bërë njëri nga klubet më të respektuara në Evropë © (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Mansour bin Zayed arriti të sjell emra të mëdhenj në klubi si Sergio Aguero, David Silva, Vincent Kompany, Samir Nasri dhe shumë të tjerë.

Por, konkurrenca e fortë dhe transferimet e shumta kanë bërë që drejtuesit e klubit të detyrohen të shesin edhe yje dhe talent shumë premtues.

Lexo po ashtu Zyrtare: Man City 'blindon' Agueron me kontratë të re

Portali i njohur Sportskeeda ka përpiluar një formacion me lojtarë të pabesueshëm që Man City i ka shitur gjatë viteve të fundit.

Telegrafi më poshtë ua sjell më poshtë emrat dhe formacionin e largimeve:

Kasper Schmeichel

Jerome Boateng

Stefan Savic

Matija Nastasic

Kieran Trippier

Yaya Toure

Adrien Rabiot

James Milner

Aleksandar Kolarov

Edin Dzeko

Jedon Sancho

Formacioni:

/Telegrafi/

Exit mobile version