Formacioni më i mirë i lojtarëve të Unitedit me të cilët ka luajtur Giggs, nuk ka vend për Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk bën pjesë në formacionin më të mirë të Manchester Unitedit, me lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur Ryan Giggs.
Legjenda e Djajve të Kuq ka vendosur që ta lë jashtë superyllin portugez, ndërsa në vend të tij ta përfshijë ish-sulmuesin norvegjez, gjegjësisht trajneri aktual, Ole Gunnar Solskjaer.
Giggs iu bashkua Akademisë së Unitedit në vitin 1987, ndërsa debutoi për ekipin e parë tri vite më vonë duke nisur kështu rrugëtimin e një karrierë të jashtëzakonshme me 963 paraqite dhe 25 trofe të mëdha të fituara.

Në skuadrën e tij që përbëhet nga lojtarë të epokës së Sir Alex Ferguson, 46-vjeçari ka zgjedhur emra, si Rio Ferdinand, Paul Scholes, David Beckham e Wayne Rooney.
Mirëpo, çuditërisht në përzgjedhjen e tij nuk ka vend për Cristiano Ronaldo, i cili ka luajtur për Unitedin gjatë viteve 2003-2009. /Telegrafi/




















































