Java e XI ka sjell disa rezultatet interesante, ku vlen të ceket fitorja e Gjilanit ndaj Feronikelit (1-0).

Lojtarët e këtij klubin janë vlerësuar më lartë sa i përket formacionit të javës.


Në anën tjetër edhe fitorja e Ballkanit ndaj Flamurtari, veçoi disa lojtarë për paraqitjen.

Llapi mori barazimin me 89-shin si mysafirë, ndërsa Drenica mposhti Lirinë.

Prishtina fitoi ndaj KEK-ut, ndërsa Drita fitoi si mysafir i Ferizajt.

Më poshtë i gjeni 11 lojtarët e formacionit të javës të zgjedhur nga redaksia e Telegrafit.

Portieri

Arjon Ymeri është portieri më i mirë i javës. Kjo pasi i ndali tri herë i vetëm sulmuesit e Lirisë, duke qenë ndër më meritorët për fitoren. Paraqitje të mirë kishte edhe Kaçiu i Gjilanit.

42233020 2190282251016226 5677982194497224704 n e1540245927521

Mbrojtja

Në të djathtë Benjamin Emini i Llapit, në qendër Mauricio i Gjilanit së bashku me Visar Berishën e Ballkanit.

Në të majtë Arbër Potoku i Ballkanit që po fillon ta gjejë formën e tij.

44455914 2194747517429621 5377322668322193408 o

Mesfusha

Jefferson dhe Ledion Muçaj të Gjilanit treguan formë të lartë kundër Feronikelit.

44643390 325053741413982 8487952985853263872 o

Më të avancuar janë Kreshnik Uka i Drenicës që e shënoi golin e fitores ndaj Lirisë, Festim Alidema që i dha një pikë Llapit dhe Betim Haxhimusa që shënoi ndaj Ferizajt.

Sulmi

I vetëm në sulm Borce Manevski i Ballkanit. U fut si zëvendësues, por arriti ta shënojë golin e fitores.

44595060 2194749104096129 8077841904676372480 o

Ai shënoi nj gol mjeshtëror për t’i sjell skuadrës së tij qetësinë pas disa furtunave në kohën e fundit. /Telegrafi/   

44684523 2318332388207779 1564734947611115520 n

telegrafi sport app