Në mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e javës së 15-të në BKT Superligë, ku nuk munguan përballjet e bukura dhe golat.

Sfida që kishte vëmendjen kryesore ishte ajo mes Gjilanit dhe Dritës, që u fitua nga kuqebardhët me rezultat 1-0.


Prishtina mori fitore në shtëpi ndaj Feronikelit (2-0), ndërsa Dukagjini dhe Ulpiana luajtën baras (0-0).

Llapi fitoi ndaj Drenicës së mysafirë me rezultat 5-3, ndërsa Ballkani kreu detyrën ndaj Malishevë duke triumfuar me rezultat 2-0.

Nga këto ndeshje dhe paraqitjet e lojtarëve, redaksia e Sportit të Telegrafit ka zgjedhur më të mirët.

Portier

Ulpiana mori një pikë shumë të rëndësishme ndaj Dukagjinit si mysafir, ndërsa më meritori ishte portieri Drilon Ajeti.

Ai bëri disa pritje të jashtëzakonshme, ndërsa më vendimtarja ishte ajo kundër Ahmed Januzit kur ishte një me një përballë tij.

Mbrojtja

Pjesa defanzive vjen me tre mbrojtës. Në të majtë është Yll Hoxha, që kishte paraqitje brilante ndaj Dritës. Madje nga asistimi i tij erdhi edhe goli i fitores.

259990897 4784137321650670 8604015168549203679 n

Në qendër është Bajram Jashanica që po kthehet si shtyllë e mbrojtjes te Ballkani.

Në të djathtë është Arbër Prekazi, që zhvilloi ndoshta ndeshjen më të mirë me fanellën e Gjilanit prej se është pjesë e këtij klubi.

Mesfusha

Mesfusha vjen me katër lojtarë. Në të majtë është Leonit Abazi. Anësori i Prishtinës vazhdon të bëjë paraqitje të mira sa herë është në fushë. Ai shënoi një gol të rastësishëm, por ishte më i mirë në fushë tek bardhëekaltërit.

259507307 10160232816958538 971348681346289321 n

Në qendër është Albert Dabiqaj, i cili po kthehet në lojtarin kryesor të Gjilaniti, ndërsa në derbi ishte hero, pasi goli i tij zgjidhi ndeshjen.

260214529 315894980536340 8768171007179287387 n

Më të është Francisco Rivera i Llapit, i cili përveç që shënoi gol ndaj Drenicës, ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtën e kësaj skuadre.

Në të djathtë ka zënë vend Valmir Veliu, i cili tashmë po konfirmon formën e tij të mirë, duke shënuar edhe gol në këtë takim, i cili erdhi edhe për meritë të tij, ani pse mbrojtja kuqezi gaboi.

Sulmi

Faza sulmuese vjen me tre. Në të djathtë është Altin Merlaku që shënoi golin e parë këtë sezon me fanellën e Dukagjinit, por ishte një gol prej më të bukurve në Superligë.

Në qendër është Albion Rrahmani që zhbllokoi ndeshjen Ballkani-Malisheva, me golin e tij, që po ashtu ishte i pari në Superligë.

260514792 3057475704490127 4223033800920223468 n

Në të majtë Kreshnik Uka, që shënoi het-trik në ndeshjen ndaj Llapit, e ku për Drenicën ishte pika e vetme e ndritshme e skuadrës së tij.

Trajneri

‘Njeriu derbi’. Ismet Munishi ka arritur ta mposht Dritën për herë të dytë në këtë sezon, në po kaq ndeshje të zhvilluara mes tyre.

Tekniku prishtinas befasoi të gjithë me rreshtimin në fillim të ndeshje, ndërsa arriti ta fitojë në lojë që ishte më shumë fizike se teknike.

260675474 315895243869647 4217106767104630356 n

Gjilani i tij tani është lider i vetëm në Superligë me 28 pikë.

Formacioni 

Formacioni XV  1

/Telegrafi/

telegrafi sport app