Derisa këtë edicion e fitoi La Ligan dhe është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona pritet të jetë skuadër shumë më e frikshme në sezonin e ardhshëm.

Blaugranët tashmë i kanë siguruar shërbimet e Frenkie de Jong nga Ajaxi në mesfushë për 75 milionë euro.


Në ndërkohë, ata janë pranë që të arrijnë marrëveshje edhe për bashkëlojtarin e tij, Matthijs de Ligt, i cili do të luajë në qendër të mbrojtës së katalunasve.

Me superyllin Lionel Messi në skuadër dhe me përforcimet e përmendura, Barca do të jetë 'tmerri' i çdo kundërshtari.

Goal ka bërë një formacion të mundshëm të kampionit spanjoll për edicionin e ardhshëm, me Frenkie de Jong dhe Matthijs de Ligt në skuadër. /Telegrafi/

barcagoal Skuadra e mundshme e Barcelonës në sezonin 2019/2020 (Foto: Goal.com)

telegrafi sport app