Formacionet zyrtare: Unitedi favorit ndaj Young Boys

Në ndeshjen e xhiros së pestë fazës grupore të Ligës së Kampionëve, Manchester Unitedi është nikoqir i Young Boys.
Duke marrë parasysh cilësitë e skuadrave dhe se takimi zhvillohet në Old Trafford, Djajtë e Kuq janë favoritë për të arkëtuar pikë të plota nga ky takim.
Me dy fitore, një barazim dhe një humbje, ekipi anglez është në vend të dytë të Grupit H, me shtatë pikë të arkëtuara.
Skuadra zvicerane ka vetëm një barazim nga katër ndeshjet e mëparshme dhe pozicionohet në vend të fundit në grup.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Valencia, Smalling, Jones, Shaw, Matic, Fellaini, Fred, Lingard, Rashford, Martial.
Juventusi dhe Valencia zhvillojnë ndeshjen tjetër të këtij grupi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/11/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































