Wolverhampton Wanderers dhe Manchester United do të takohen në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon ën ora 17:30 në “Molineux Stadium”.


Për këtë sfidë, Scott McTominay, Marcus Rashford dhe Alex Telles që janë të lënduar, derisa Dean Henderson që është i infektuar me coronavirus.

Në anën tjetër, Ujqit nuk mund të llogarisin në Pablo Neto, Jonny e Boueno, që po ashtu janë të lënduar.

Formacionet zyrtare:Wolves: Jose Sa, Marcal, Neves, Jimenez, Trincao, Coady, Semedo, Kilman, Saiss, Moutinho, Traore.

Manchester United: De Gea, Maguire, Pogba, Greenwood, Fred, Fernandes, Varane, James, Shaw, Sancho, Wan-Bissaka. /Telegrafi/

telegrafi sport app