Në stadiumin Wembley të Londrës zhvillohet përballja ndërmjet Italisë dhe Argjentinës e quajtur Finalissima.
Takimi i këtij viti shënon edicionin e tretë të përballjes ndërmjet kampionit të Evropës dhe kampionit të Amerikës Jugore.
Në këtë rast do të takohen Azzurrët, fitues të ‘Euro 2020’ (që u zhvillua në vitin 2021) dhe Albicelestët , fitues të Copa America të vitit 2021.
Ndeshja që është një ringjallje e Kupës Artemio Franchi e luajtur për herë të fundit 29 vjet më parë, po organizohet nga UEFA dhe CONMEBOL si pjesë e një partneriteti të rinovuar midis dy konfederatave.
Përzgjedhësit Roberto Mancini dhe Lionel Sebastian Scaloni i kanë caktuar taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur formacionet me të cilat do ta fillojnë takimin.
Formacioni startues i Italisë: Donnaumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Pessina, Jorginho, Barella; Bernardeschi, Belotti, Raspadori.
Formacioni startues i Argjentinës: Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Guido Rodriguez; Messi, Dybala, Di Maria; Lautaro Martinez.
/Telegrafi/