Formacionet zyrtare: Sheffield - Manchester City

Sheffield United dhe Manchester City i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.
Ndeshja që fillon në ora 20:30, do të zhvillohet në stadiumin ‘Bramall Lane’, derisa Citizens shihen si favorit në letër.
Sheffieldi për këtë takim nuk mund të llogaris vetëm në lojtarin David McGoldrick që është i lënduar.
Në anën tjetër, Pep Guardiola do të jetë pa lojtarët si Leroy Sane, Benjamin Mendy e John Stones, që po ashtu janë të lënduar.
Formacioni startues i Sheffieldit: Henderson, Basham, Egan, O'Connell, Baldock, Besic, Norwood, Fleck, Stevens, Sharp, McBurnie.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Otamendi, Fernandinho (C), Laporte, Rodrigo, Zinchenko, De Bruyne, Mahrez, Sterling, G Jesus. /Telegrafi/


















































