Formacionet zyrtare, Sampdoria – Juventus: Pirlo me të gjitha forcat për tri pikë

Juventusi do të jetë mysafirë i Sampdorias në kuadër të javës së 20-të në Serie A.
Zonja e Vjetër kërkon të mbetet në kontakt me kreun dhe vetëm fitorja ia mundëson këtë gjë.
Juventusi me 36 pikë dhe një ndeshje më pak gjendet në pozitën e katërt në renditje, ndërsa Sampdoria e këndellur ka 26 pikë dhe mban pozitën e 10-të.
Andrea Pirlo për këtë ndeshje ka zgjedhur emra si Alvaro Morata dhe Cristiano Ronaldo në sulm.
Nën anën tjetër Claudio Ranieri i ka besuar emrave si Keita Balde e Fabio Quagliarella.
Sampdoria: Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Thorsby, Ekdal, Silva; Keita Balde, Quagliarella.
Juventus: Szczesny, Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Danilo, McKennie, Bentancur, Arthur, Chiesa, Morata, Cristiano Ronaldo.
/Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































