Dy skuadra gjermane kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

RB Leipzig e pret Bayern Munichun në ndeshjen e javës së parafundit të kampionatit gjerman, Bundesliga.


Vendasit kanë treguar një formë të lartë këtë sezon, duke befasuar të gjithë me paraqitjet e tyre, pasi gjenden në vend të dytë dhe kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Kjo ndeshje do të jetë një derbi i vërtetë pasi të dy skuadrat luajnë pa presion, me Bavarezët që kanë siguruar që disa javë titullin e radhës në Bundesliga. /Telegrafi/

RB Leipzig: Gulacsi; Bernardo, Compper, Ilsanker, Upamecano; Sabitzer, Demme, Keita, Forsberg; Werner, Selke.Bayern Munich: Starke; Lahm, Boateng, Alaba, Bernat; Thiago, Alonso, Kimmich; Robben, Lewandowski, Ribery.

telegrafi sport app