Formacionet zyrtare: PSG për triumfin e radhës ndaj Saint Etienne

Paris Saint Germaini është nikoqir i Saint Etienne në ndeshjen e javës së pestë në Ligue 1.
Kampioni francez është favorit për ta regjistruar fitoren e radhës, para tifozëve në Parc de Princes.
Në katër xhirot e para, PSG ka regjistruar po aq fitore dhe numëron 12 pikë rekorde.
Saint Etienne ka një fitore dhe tri barazime në katër ndeshjet e para dhe ka arkëtuar gjashtë pikë.
Formacioni startues i Paris Saint Germainit: Areola - Meunier, Thiago Silva, Kimpembe, Juan Bernat - Verratti, Lass, Rabiot - Di Maria, Cavani, Draxler.
Rivalët më të afërt të PSG, Dijon dhe Toulouse janë tri pikë prapa liderit të Ligue 1. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































