Prishtina dhe Feronikeli ’74 do të përballen në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 15:00, do të luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.


Prishtina është favorit për këtë takim, ndërsa ka grumbulluar dhjetë pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Në anën tjetër, Feronikeli ’74 është në vendin e fundit me një pikë.

Formacionet startuese:

Prishtina: Nika, Vitija, Islami, Llugiqi, Krasniqi, Muja, Gallapeni, Ajdini, Bytyqi, Boueye, Akinbule.

Feronikeli ’74: Heritier, Shabani, Halili, Bruqi, Janku, Shillova, Gjinollari, Kragkounis, Sahiti, Gashi, Zekolli. /Telegrafi/

462188781 839644101659618 7106676196110823592 n

telegrafi sport app