Pescara dhe Napoli kanë publikuar formacionet zyrtare.

Java e parë e sezonit të ri të ligës italiane, Serie A, i ka parë të ndeshen skuadrën e sapo-inkuadruar në ligë, Pescaran dhe Napolit.


Megjithatë, kjo nuk është vetëm një ndeshje e thjeshtë, pasi luajnë tre futbollistë të kombëtares shqiptare.

Te Pescara janë dy titullarë për këtë takim, mesfushori Ledian Memushaj dhe sulmuesi i huazuar nga Interi, Rey Manaj.

Ndërsa, te Napoli, mbrojtësi Elseid Hysaj edhe kësaj radhe është titullar i padiskutueshëm. /Telegrafi/

Pescara: Bizzarri, Zampano, Coda, Gyomber, Biraghi, Memushaj, Cristante, Verre, Benali, Caprari, ManajNapoli: Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Valdifiori, Hamsik; Callejon, Gabbidini, Insigne

telegrafi sport app