Barcelona është favorit për ta regjistruar fitoren e tretë në Grupin D në ndeshjen kundër Olympiacosit që zhvillohet në Camp Nou.
Në xhiron e parë, skuadra spanjolle fitoi kundër Juventusit (3-0), ndërsa në të dytën e mposhti Sportingun me rezultat 1-0.
Trajneri aktual i katalunasve, Ernesto Valverde, ka qenë në dy raste trajner i Olympiacosit (2008-2009 dhe 2010-2012), ashtu që e njeh mirë kundërshtarin që ka përballë.
Nga ana tjetër, tri javë më parë, pas humbjes nga AEK-u në derbi, Olympiacosi e shkarkoi trajnerin shqiptar, Besnik Hasi dhe në këtë ndeshje, skuadrën greke do ta drejtojë Takis Lemonis.
Natyrisht se do të jetë një sfidë tejet e vështirë për të, kur kihet parasysh se luan kundër Blaugranëve edhe atë në Camp Nou.
Formacioni zyrtar i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Umtiti, Digne; Paulinho, Busquets, Iniesta; Messi, Suarez, Deulofeu.
Formacioni zyrtar i Olympiacosit: Proto; Elabdellaoui, Botia, Nikolaou, Koutris; Romao, Gillet, Zdjelar; Androutsos, Carcela, Odjija-Ofoe.
Sfida tjetër e Grupit D është ajo ndërmjet Juventusit dhe Sportingut të Lisbonës. /Telegrafi/
#BarçaOlympiacos
Valverde: 'I left a part of my heart at Olympiacos' pic.twitter.com/Q2fTQqBxoS— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 17, 2017
#BarçaOlympiacos
🔊 Turn up the volume and get ready for Barça v Olympiacos
🔵🔴 #ForçaBarça pic.twitter.com/PCccPh7k3B— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 17, 2017
Το επιβλητικό «Camp Nou»! https://t.co/PsemVs726l #olympiacos #UCL #BarçaOly #barcelona pic.twitter.com/7SLmvVYjh3
— Olympiacos FC (@olympiacosfc) October 18, 2017