Formacionet zyrtare: Milani luan si mysafir i Bolognas

Bologna dhe Milani zhvillojnë ndeshjen e mbetur të javës së 16-të në kampionatin italian.
Rossonerët janë në vend të katërt në tabelë me 26 pikë, gjashtë më pak se Interi që pozicionohet një vend më lart.
Bologna renditet e 18-ta në tabelë dhe deri më tani i ka grumbulluar 11 pikë.
Skuadra e Gennaro Gattusos do të tentojë të arkëtojë pikë të plota, në mënyrë që të qëndrojë në vendet e para në tabelë.
Nga ana tjetër, të zgjedhurit e Filippo Inzaghit do të përpiqen që të dalin nga situata në të cilën ndodhen.
Formacioni startues i Bolognas: Skorupski; Calabresi, Danilo, Helander; Mattiello, Poli, Nagy, Svanberg, Mbaye; Santander, Palacio.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































