Milani dhe Lazio takohen për ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Stadio Olimpico kishte përfunduar pa gola, ashtu që finalisti do të vendoset në duelin që zhvillohet në San Siro.


Tashmë janë caktuar formacionet startuese nga trajnerët Gennaro Gattuso dhe Simone Inzaghi.

Formacioni startues i Milanit: Reina, Musacchio, Caldara, Romagnoli, Calabria, Kessie, Bakayoko, Laxalt, Suso, Piatek, Castillejo.

Formacioni startues i Lazios: Strakosha; Bastos, Acerbi, Luiz Felipe; Romulo, Luis Alberto, Leiva, Milinkovic-Savic, Lulic; Correa, Immobile.

lazio

/Telegrafi/

telegrafi sport app