Formacionet zyrtare, Milan – Liverpool: Fonseca dhe Slot me më të mirët në fushë

Milani përballet me Liverpoolin në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve që sot startoi me formatin e ri. Formati i ri i zgjeruar ka 36 skuadra në një tabelë të vetme, ku secila do të luajë me tetë kundërshtarë të ndryshëm. Ndeshja fillon në ora 21:00, ku Milani mirëpret rivalët e vjetër Liverpoolin në “San Siro”, dy klube që zhvilluan dy finale dramatike të Ligës së Kampionëve në vitet 2005 dhe 2007.
Fonseca ka vendosur të luajë me Christian Pulisic, Loftus-Cheek, Rafael Leao dhe Alvaro Moratan. Në anën tjetër Slot do të luajë me emra si Mo Salah, Dominik Szoboszlai, Diogo Jota dhe Coady Gakpo.
Milan: Maignan; Kalabria, Tomori, Pavlovic, Theo Hernandez; Fofana, Reijnders; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Morata.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, van Dijk, Tsimikas; Mac Allister, Gravenberch; Salah, Szoboszlai, Diogo Jota; Gakpo.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/09/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































